E Shtunë, 31 Tetor 2026

Task Force për reformën rregullatore, shkurtohet numri i Inspektoriateve

TIRANE- Koha e lidhjes së energjisë për bizneset nga 144 ditë do të shkurtohet deri në 40 ditë. Në mbledhjen e sotme të Task Forcës për reformën rregullatore, Kryeministri Berisha i quajti të papranueshme këto zvarritje për biznesin dhe iu drejtua Ministrit të Energjetikës Dritan Prifti të marëe masa të menjëhershme të marrë masa të menjëhershme për shkurtimin e këtij afati. Gjithashtu në këtë mbledhje u diksutua edhe ngritja e njësisë “One Stop Shop” për aplikimet energjetike. Shqipëria ka aktualisht 2 “One-stop-shop” në nivelin kombëtar, Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve dhe Qendrën Kombëtare të Licensimeve. Por Reforma Rregullatore do të avancojë më tej, tha Berisha duke prekur sektorët e energjisë dhe atë minerar. Gjatë mbledhjes u bë një prezantim mbi versionet e ndryshme të këtij modeli. Mbledhja e sotme dikskutoi edhe raportin mbi “Sistemin e Inspektimit në Shqipëri”. Berisha u shpreh se inspektimet përbëjnë një kusht themelor të garantimit të konkurrencës së lirë, por nga ana tjetër ata janë një barrë, arbitraritet për biznesin dhe thjeshtimi i tyre është qëllimi i kësaj reforme. Duke theksuar rëndësinë e reduktimit të numrit të Inspektoriateve, Berisha tha se ato do të rindërtohen duke i nxjerrë nga korrupsioni. Mbledhja e Task Force për reformën rregullatore diskutoi ndër të tjera edhe projektligjin “Për marrjen në kontroll të shoqërive publike”. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›