Petrovic: Marrëdhëniet e mira Tiranë-Beograd do reflektohen në Kosovë
PRISHTINE- Pas vizitës që një grup përfaqësuesish të komunitetit serb në Kosovë, patën në Tiranë ku u pritën nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar, kreu Kreu i Partisë Liberale Serbe në Kosovë, Sllobodan Petrovic deklaroi për seksionin shqip të BBC se kjo vizitë ishte historike. “Ne këmi patur nevojë të dërgojmë një mesazh të qartë dhe ky mesazh nuk ka të bëjë vetëm me popullin e Republikës së Shqipërisë por dhe më gjerë” u shpreh Petrovic, ndërsa falënderoi shtetin shqiptar për ndihmën e dhënë në shumën e 400 mijë eurove për Gracanicën , ajo cfarë ishte si një propozim gjatë vizitës së zv.kryeministrit Meta dhe u shpreh vullneti për të ndihmuar komunat e reja të formuara, është një mesazh i qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe vecanërisht për komunitetin serb. “”Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë ndihmë ekonomike, dhe të jeni të sinqertë se në Shqipëri ende nuk është tejkaluar kriza botërore dhe jemi të vetëdijshëm se ky shtet e ka të njëjtin problem sikurse e kanë edhe shtetet e tjera. Kjo i jep rëndësi të vecantë ndihmës që na është dhënë “ u shpreh Petrovic. I pyetur se përse serbët vazhdojnë të bojkotojnë institucionet e Kosovës , Petrovic u shpre se një nga arsyet mund të jetë se nuk kanë parë në interesin e tyre për ti mbështetur këto institucione. Përsa i përket marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit, pas lajmit se Presidenti Tadic ka pranuar ftesën për të vizituar Shqipërinë, Petrovic theksoi se ka shumë rëndësi të ketë marrëdhënie të mira mes dy vendeve sepse kjo do të reflektojë direkt edhe në Kosovë. (e.n/News24/BalkanWeb)