Dy te vdekur ne Fier dhe ne Gjirokaster
Një vajzë 20 vjeçe humbi jetën në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur makina me të cilën udhëtonte së bashku me bashkëshortin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:00 në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Haskovë. Makina me targë GJ1671A ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën 20-vjeçarja Aldona Bylykbashi, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, Fatjon Bykykbashi, bashkëshort i viktimës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe ka konstatuar se shkak kryesor ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit. Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një 51-vjeçari ndodhi dje në Qafën e Koshovicës, në rrugën Fier-Vlorë. Faik Hoxha humbi jetën pasi motoçikleta që ai drejtonte u përplas nga një makinë e paidentifikuar, që u largua pas aksidentit.