E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo zyrtarisht trajner i Inter. Zevendeson Benitez

Inter vendos për trajnerin që do të drejtojë skuadrën në mbrojtjen e titullit kampion në Serinë A dhe Champions League, duke kryer edhe hakmarrjen e parë ndaj Milan për Ibrahimovic. Ish-trajneri i Milan, braziliani Leonardo është zgjedhur nga presidenti zikaltër për të drejtuar skuadrën, ndërsa lajmi është zyrtarizuar në fazën e internetit të Inter. "Mirëseerdhe, Leonardo është trajneri i Inter," shkruhet në një komunikatë për shtyp". Vetëm pak orë më parë është arritur marrëveshja që do të lidhë Leonardon me klubin deri në 30 qershor 2012."

Leonardo, do të zëvendësojë kështu Rafael Benitez, që u largua pas rezultateve të dobëta, pavarësisht dy trofeve të fituar, por edhe për shkak zse sulmoi hapur drejtuesit e klubit, duke thënë se nuk kishin investuar për lojtarë të rinj. Leonardo dështoi të shkëlqente në sezonin e vetëm që drejtoi Milan, duke i udhëhequr kuqezinjtë në vendin e tretë në Serinë A dhe 16 më të mirët në Ligën e Kampioneve, përpara se të largohej. Kështu, braziliani nuk është se ka statistikat që flasin për të si trajner, por ëndërra e Morattit është Rikardo Kaka, me të cilin hakmarrja kundër Milan do të ishte e plotë dhe Leonardo është personi i duhur për ta bindur të vishet zikaltër.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›