E Diel, 1 Nëntor 2026

Krishtlindjet, një mesazh prekës nga piloti italian

”Gëzuar Krishtlindjet të gjithë miqtë e mi në Twitter dhe faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Unë si dhuratë dua mbrapsht Sic (Simonçelin)”.

Ky mesazh mjaftë prekës për Krishlindjet, i postuar nga piloti italian Valentino Rossi është bërë në kujtim të pilotit Marco Simoncelli, i cili humbi jetën pas një aksidenti të rëndë në xhiron e dytë të garës për çmimin e madh të Malajzisë.

Mesa duket, veç showbizit dhe bota e madhe e sportit i është bashkangjitur urimeve për këdo, duke mos lënë pas dhe kolegët e tyre.

Të shumtë kanë qënë dhe mesazhet e Krishtlindjeve, të gjitha këto në kujtim të asaj periudhe dhe nga familjarët e tij në  rrjetin social Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›