Ngricat në rrugë, 15 kalimtarë me fraktura
Moti i ftoftë dhe temperaturat e ulëta e shtojnë dhe më tej nevojën e pastrimit të rrugëve, pasi ato shpesh kthehen në rrezik për banorët përreth.
Një situatë e vështirë paraqitet në qytetin e Korçës, ndërsa gjatë 24 orëvë të fundit janë shtruar mbi 15 pacientë me fraktura dhe thyerje të ndryshme kockash.
Gjatë ditës së sotme, pranë bluzave të bardha janë drejtuar 3 pacientë me thyerje të rënda. Ndonëse masat paraprake kanë nisur, ende mbetet për tu bërë.
Mosha më e rrezikuar mbeten fëmijët dhe mosha e tretë, të cilët në disa raste kanë pasur edhe fraktura të rënda.