E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorcet, çdo ditë ndahen dy çifte

Numri i divorceve për vitin 2008-të është rritur. Sipas statistikave të Gjykatës së Tiranës brenda 24 orëve ndahen dy familje. Divorcet janë kthyer në një nga fenomenet me rritje të madhe në kryeqytet. Kërkesë paditë e depozituara nga ana e familjarëve janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit në Gjykatën e Tiranës. Shkaqet kryesore të divorceve janë, ekonomia familjare, tradhëtia, si dhe emigrimi i bashkëshortëve, që sjell në ftohjen e marrëdhënieve dhe më pas ndarjen. Burimet nga Gjykata e Faktit ka rezultuar se nga janari e deri më sot janë regjistruar gjithsej 1549 padi për zgjidhje martese. Ndërsa sipas statistikave të mbledhura në këtë gjykatë janë pranuar 696 çështje të tilla dhe kanë përfunduar së gjykuari 1081 padive të të njëjtit lloj krahasuar me vitin e kaluar kemi një rritje prej 121 kërkesash më shumë për ndarje të familjeve. Ndërkohë që nga të gjitha kërkesë paditë e regjistruara asnjëra prej tyre nuk është zgjidhur me pajtim nga çifti. Ndërkohë në bazë të të dhënave marre nga kjo gjykate kryesisht të divorcuarit i përkasin moshave 28 vjeç deri në 45 vjeç. Gjatë realizimit të seancës të para nëse shihet se ka mundësi pajtimi mes çiftit që kërkon të ndahet ju caktohet një kohë e cila varion nga dy muaj, tre ose një vit. Nëse pas kësaj kohe ata nuk paraqiten në gjykatë do të thotë që çifti është pajtuar. Por nga janari i këtij viti e deri tani nuk kemi asnje rast pajtimi mes çifteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›