Meta: Dënoj incidentin me ushtarët grekë
TIRANë- Ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Jashtëm Ilir Meta, për videon skandaloze greke, në të cilën bëheshin thirrje antishqiptare. Kreu i diplomacisë shqiptare e ka dënuar “incidentin me ushtarët grekë”, sic e ka cilësuar ai, ndërsa është shprehur se duhen dënuar autorët.
Ndërsa fyerjet për shqiptarët të përmbledhura në thirrjen “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar”, Meta i ka cilësuar si skandaloze dhe të dhunshme.
Në reagimin e tij ministri Meta, nuk ka shpjeguar, nëse do të ketë një reagim nga pala shqiptare praën autoriteteve greke, pasi thirrjet antishqiptare janë bërë në mes të Athinës, në një ditë të shënuar për Greqinë, atë të festës Kombëtare dhe janë dëgjuar edhe nga politikanët grekë të pranishëm në paradë.
(m.a/BalkanWeb)