E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhoi martesë në Londër, kolegët i thonë “Goodbye”

 

Ka qenë një festë e madhe ajo që Xhoi, drejtuesja e disa emisioneve në “Top Albania Radio”, ka organizuar për t’u përshëndetur me miqtë kolegë, pak ditë pasi vendos të lërë Shqipërinë. E fejuar më një djalë nga Londra, me të cilën ka vite që është e dashuruar, lidhje që e ka bërë publike, Xhoi ka vendosur të lërë gjithçka dhe të fillojë një jetë të re në Londër, vendlindja e të fejuarit. Por ajo ka vendosur të mos ikë në heshtje, por ta festojë këtë largim edhe nga gazetaria duke organizuar festën e beqarisë, ku pothuaj nuk mungoi asnjë mik i saj. Xhoi ka drejtuar darkën, me muzikë, batuta e alkool, në një skenë të improvizuar ku shkruhej “Goodbye Xhoi”. Festa tek “Magic 4” zgjati për disa orë, nga e cila miqtë e saj si; Albana Osmani, Eno Popi, Ledion Liço, e shumë të tjerë u argëtuan pa masë.        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›