E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kristal Center”, qendra tregtare që plotëson të gjitha kërkesat



Matilda Arapi

Nën vezullimin e fishekzjarrëve dhe muzikës live u inaugurua dy ditë më parë një nga qendrat tregtare më prestistigjoze të kryeqytetit. E pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, “Kristal Center” regjistroi në ditën e saj të parë një numër rekord vizitorësh. Ora 19’00 e mbrëmjes u dhuroi kryeqytetasve një qendër tregtare të konceptuar ndryshe, që do të plotësojë kërkesat dhe nevojat e tyre. E mbushur plot e përplot me aktivitete, në një atmosferë fantastike, në shoqërinë e koktejeve përgjatë gjithë hapësirës së saj, “Kristal Center” ofroi më shumë se një mundësi të çlodhjeje për banorët e Tiranës. E shtrirë në një sipërfaqe 10.500 m2, me një hapësirë komerciale të konceptuar në tri kate, me mbi 60 dyqane ajo plotëson kushtet e çdo qytetari. Një vizitë në këtë qendër do të thotë diçka më shumë, aty do të gjeni hapësira çlodhëse dhe të gjelbëruara si dhe 400 vende parkimi të brendshme dhe të jashtme. Brenda saj reklamojnë mallrat e tyre markat më të njohura dhe më cilësoret në të gjithë Europën. Një emër i besueshëm tashmë për Shqiptarët “Conad” ofron blerje të sigurta dhe përfitime të garantuara në hapësirat e kësaj qendre. “Kristal Center”, një qytet brenda qytetit ju jep mundësinë të provoni klasin dhe elegancën e kërkuar me anë të markave të njohura te veshjeve siç janë “Eurosonic” dhe “Upim”, të cilat hapen për herë të parë në Shqipëri. Risinë kjo qendër e sjell në fushën e kinematografisë, brenda saj janë ngritur 2 salla kinemaje me një kapacitet prej 200 vendesh. “Kristal Center” ka menduar për gjithçka, brenda saj mund të gjeni bare, restorante dhe qendra për argëtimin e fëmijëve. Arkitektura e saj e veçantë dhe bashkëkohore ju jep ndjesinë sikur ndodheni në qiell të hapur, të mbuluar vetëm me xhama. Pranë saj mund të plotësoni në çdo kohë kërkesat tuaja financiare përmes shërbimeve bankare si dhe do të shijoni momente plot relaks dhe emocion në çdo hapësirë të saj. Duke filluar nga data 24 prill 2008, “Kristal Center” do të jetë për të gjithë një mundësi që nuk duhet humbur, një qendër të cilën po ta vizitosh një herë nuk do kesh më mundësinë të ndahesh prej saj. Duke qenë e pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës ajo pritet të ketë edhe në ditët në vazhdim një numër rekord vizitorësh. Nuk duhet humbur mundësia për të qenë pranë prodhimeve më të spikatura kinematografike që do të shfaqen në dy sallat e saj. Një vizitë në Qendrën Tregtare Kristal do të thotë shumë më tepër se kaq, pasi brenda saj ju siguroni përfitimin maksimal dhe relaksin e munguar. Jo vetëm një qendër tregtare për komunitetin rreth saj por edhe një kompleks modern banimi me hapësira pa fund çlodhjeje dhe gjelbërimi përreth tij, në mes të një prej zonave më të populluara të kryeqytetit.

26 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›