E Shtunë, 31 Tetor 2026

“The New York Times”: “Pasardhësi i profetit, agjent në bursën e Londrës”



Ed Zuckerman

(Vijon nga numri i kaluar)

Pjesa më e madhe e mbretërve të përzënë, ndonëse nuk janë në gjendje të kthehen sërish në shtëpitë e tyre, vazhdojnë të mbeten në vendet mike të kontinentit, duke minimizuar në këtë mënyrë ndryshimet kulturore. Por Europa mbetet më pak e rehatshme sesa çdo vend tjetër i botës për mbretërit në ekzil.
“Unë nuk jam europian”, - thotë Rechad el – Mahdi, pretendenti për fronin e Tunizisë. “Unë nuk ndihem si europian”. Rechad-i, 32 vjeç, ishte duke pritur në dhomën e konferencës në zyrën e tij të agjencisë së shitblerjeve të aksioneve në Londër.
Ai mund të mos ndihet si europian, por sigurisht, ai duket i tillë. Suita e tij, e ndarë në tri pjesë, me cohë me vija, është e arreduar goxha këndshëm. Flokët e tij të gjatë dhe mustaqet ishin prerë sipas modës së fundit. Kravata e tij e zezë ishte e pikturuar me simbolet e monedhave perëndimore si dollari, paundi dhe të tjera të ngjashme. Ai thotë se aktivitetet e biznesit të tij kanë të bëjnë me “Eurobonds”. “Eurobonds dhe Eurodollar” kreditojnë aktivitete të ndryshme. Ju duhet të jeni të zënë me punë”.
Një tjetër monark jo-europian në ekzil në Europë është Mohammed Zahir i Afganistanit. Ai ishte përzënë në vitin 1973, teksa po bënte një ??????????????kurëmë ujëra minerale në Itali dhe ai jetoi në këtë vend deri para disa kohësh.
Sulltani i Zanzibarit dhe Imami i Jemenit, që të dy jetojnë në Angli, të tërhequr nga bota.
Rechad nuk është i tërhequr, por edhe nuk është i vetëkënaqur me të jetuarin në ekzil. Ai e shikon rrezikun e asaj që do të ndodhë, por, “shumë njerëz jetojnë në botën e ëndrrave. Ju shkoni në party dhe njerëzit thonë: ‘Madhëria juaj: Ju duhet ta shmangni të kaluarën tuaj dhe të vendosni lidhjen me realitetin....’”.
Në pritje të fronit
“Jeta ime në tërësi ka kaluar duke pritur kohën kur unë do të kthehem në shtëpi, me njëfarë pozite”. Rechad nuk ka qenë në shtëpinë e tij që në vitin 1957, kur ai ishte vetëm 10 vjeç. Në korrik të atij viti, sipas urdhrit të kryeministrit Habib Bourguiba, Asambleja Kombëtare e Tunizisë e shpalli vendin republikë, e për pasojë, shpërbleu Bej Sidi Mohammed el-Amin, i cili kishte qenë sundues absolut gjatë 13 viteve të fundit të protektoratit francez dhe në vitin e parë të pavarësisë. Brenda pak minutash familja mbretërore u tërhoq zvarrë nga qeveria tuniziane. El Amin hoqi dorë nga titulli duke e kaluar në favor të babait të Rechad. Edhe ai u tërhoq, duke hequr dorë menjëherë nga e drejta e tij dhe duke ia kaluar Rechad-it. Së fundi, versioni i ngjarjeve është ai që thuhet nga Rechad dhe mbështetet në mënyrë të njëjtë nga Lidhja Monarkiste me qendër në Britani, por edhe nga David Williamson, një botues, me titull fisnikërie, i rënë nga vakti.
Në anën tjetër, zyrtarët e Ambasadës Tuniziane në Uashington thonë se ata nuk e kishin dëgjuar asnjëherë pretendentin. Sipas Rechad, ata e kishin deklaruar një gjë të tillë një javë përpara se ai të thoshte se çfarë kishte ndodhur.
Largimi i familjes El-Mahdi
"Ne kemi jetuar në Pallatin Bardo", - kujton ai. "Unë mbaj mend se kam qenë në një dhomë me një kushërirën time. Emri i saj ishte Zakia. Princesha Zakia. Ajo ishte rreth 12 vjeçe. Dhe ne po qëndronin në dysheme, kur një burrë hyri brenda dhe për herë të parë tha: “Madhëria juaj. Dhe Zakia zemërohej shumë për emërimin e çdokujt tjetër, përveç Mohammed el-Amin me titullin: Madhëria juaj. Unë përfundimisht isha i humbur. Nuk e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur. Më pas nuk munda të gjej babanë tim”. Siç tregon Rechad, ai tërhoqi një copë gri, e cila tani ishte e varur në dhomën e konferencës së agjencisë së tij. Një dritare e hapur i ofronte atij pamjen e zonën financiare të Londrës.
Më pas erdhi një anëtar i Këshillit të Regjency-s, i cili ishte një imam shumë i vjetër. Ai tha: “Erdha t’ju shikoj”, - dhe më pas vijoi: “Duhet të largohem nga kryeqyteti, të shkoj diku tjetër, në një vend të sigurt. Zona jonë e madhe, e sigurt është Kairuani, i cili është qyteti i tretë islamik më i shenjtë dhe është kryeqyteti fetar i Tunizisë.... Dhe ne qëndruan në Kairouan deri me 8 tetor. Nga kjo kohë, Kairouan i kishte ndaluar befas dhe ne nuk ishin në gjendje të krijonim ndonjë rezistencë kundër republikës. “Më pas ne shkuam në Oran të Algjerisë. Në Oran, në vitin 1961, disa persona u përpoqën që të më vrisnin. Ata hynë në dhomën e hotelit dhe ne dolëm jashtë nga një ballkon”.
“Një truprojë ishte vrarë dhe një tjetër së bashku me sekretaren time ishte plagosur rëndë. Gjithashtu, unë kalova 8 muaj të tjerë në spital për të rimarrë veten”, - kujton Rechad.
Oferta për në Algjeri
Kush e bëri këtë? “Kush e di?”. “Familja ime ishte përfshirë në gjëra të jo të dyshimta. Ai tha se disa të afërm të tij ishin takuar me kundërshtarët e pavarësisë algjeriane që dëshironin ta rikthenin regjimin pro-francez me Rechad-in si sundues kukull. Ata mund të vijnë dhe të bisedojnë me mua. Dhe në atë kohë, ju e dini, isha 14 vjeç dhe dikush që erdhi më pas, tha: Ne kemi bërë plan që ju tani do të shkoni si sulltan i Algjerisë dhe më pas do të riktheheni në Tunizi dhe të merrni sërish fuqinë dhe gjithçka tjetër....”. Kjo ishte një kërkesë romantike dhe për mua ishte e rastësishme. Mendohej që unë të isha një fraksion brenda në Algjeri, me synimin që plani të ishte më i kollajtë për mua.
Rechad tha se në vitin 1962 ai shkoi në Bejrut, ku ndoqi studimet në Universitetin Amerikan. Në vitin 1969 vdiq babai i tij dhe ai mori përsipër punët e familjes dhe nisi karrierën e tij në biznes. Ai kalon pjesën më të madhe të kohës së tij në Londër dhe Paris, por ai merr pjesë edhe në çështjet fetare në Tunizi.
Pasardhësi i profetit
“Unë jam trashëgimtari i 34-t i drejtpërdrejtë i profetit”, - shpjegon ai. Trashëgimia e tij e afërt është kudo nëpër botë, por ai ndoqi politikat tuniziane, duke pritur momentin për kthim. “Unë nuk kam ndonjë dëshirë të jem europian”, - thotë ai. Gjithashtu, nuk mund të them se kur shkoj në Sharjah, Abu, Dhabi apo Kuvajt, e ndiej veten si në shtëpinë time.... “Nuk e kam ndjerë kurrë të qenit në shtëpinë time, me përjashtim të Algjerisë dhe Tunizisë. Unë nuk e kam provuar kurrë ndjesinë e të qenit në shtëpinë time që në vitin 1962.

Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 3 qershor 1979
Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “In a royal limbo”
Përgatiti: Albert Gjoka

Në numrin e së dielës do të lexoni:
“The New York Times”: “Jeta e mbretit bullgar Simeon II në ekzil”

Gazeta amerikane vazhdon me historitë e monarkëve të përzënë nga vendet e tyre

Aventurat e Simeonit II pas përzënies nga Bullgaria që në vitin 1946

Martesa e tij me një princeshë spanjolle dhe aktivitetet e tij si biznesmen e politikan

Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës

26 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›