E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qeveria, përgjegjëse për trajtimin e ushtarakëve me sigurime shoqërore suplementare”



Ju i përkisni asaj kategorie të grupit social të ushtarakëve që kanë shërbyer me dhjetëra vjet në FA dhe sot ndodhen në rezervë, lirim e pension. Si të tillë jeni edhe përjetuesit real të së drejtës së trajtimit me sigurime shoqërore suplementar nga statusi i ushtarakut, ligji përkatës i këtij trajtimi dhe vendimit përfundimtar të formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese nga njëra anë si dhe qëndrimit dhe veprimit për ti kundërshtuar e moszbatuar ato nga institucionet e shtetit nga ana tjetër, të cilat kanë çuar në protesta këtë kategori ushtarakësh që nga fundviti 2005 e deri në këtë fillim vitit të 2008-ës.

Cilat janë shkeljet ligjore që vazhdojnë të kryhen nga organet e pushtetit?
Shkeljet janë një mori. Ja kush është panorama antiligjore e institucioneve të shtetit, të cilët si në një kor veprojnë me arrogancë të pa imagjinuar për të shkelur me çdo kusht e mjet ligjin në trajtimin e ushtarakëve: Flamurin e qëndrimit antiligjor në trajtimin e ushtarakëve me sigurime shoqërore suplementare e ka mbajtur dhe e mban Qeveria. Nën urdhrat dhe diktatin e Kryeministrit, të atij Kryeministri që nuk lë rast pa
u deklaruar për respektimin e shtetit ligjor, për zbatimin e ligjit dhe vetëm të ligjit si dhe për tolerancën zero në zbatimin e ligjit, nuk është zbatuar asnjë detyrim ligjor dhe nuk ka mbetur nen pa u shkelur, pa u deformuar, keqinterpretuar apo keqzbatuar. Faktet për këtë janë njëlloj kokëfortë si vet kokëfortësia e Kryeministrit për ti prirë me koshiencë e vetëdije dhe pa lëkundje trajtimit të ushtarakëve në kundërshtim me ligjin. Shkelje e moszbatim i Ligjit Nr. 9210, datë 23.03.2004“Për statusin e ushtarakut të FA të RSH”. Neni 35, u jep të drejtën ushtarakëve që masën e pensionit të parakohshëm ta kenë 50% të pagës referuese për 15 vjet meshkujt dhe 12 vjet femrat dhe 2% më shumë për çdo vit tjetër, dhe neni 49 ka përjashtuar çdo kufizim tjetër mbi këtë skemë, qeveria vendosi kufizim dhe po e thellon kufizimin në 6 pensione bazë për gjeneralin, 5 për kolonelin, 4 për nënkolonelin, 3 për majorin, 2 për gradat e tjera. Në Nenin 46, ”Ristrukturimi”, statusi ka përjashtuar pagën kalimtare dhe e ka zëvendësuar atë me shpërblim në aq paga sa vite shërbim ka ushtaraku në çastin e daljes në rezervë apo lirim, trajtimi bëhet më pagë kalimtare. Neni 47, “Përgjegjësia e organeve shtetërore për zbatimin e statusit”, detyron qeverinë të sigurojnë zbatimin e statusit të ushtarakut, qeveria ka propozuar dhe vazhdon të propozojë ndryshime në ligj, të cilat shpërfillin e shkelin statusin e ushtarakut. Neni 50, fikson se ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Në kundërshtim me këtë nga qeveria propozon e vendos data ta tjera të shtrirjes së efekteve financiar me 2 apo më shumë vjet më pas. Shkelja dhe moszbatimi i detyrimeve të ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005. Neni 32 i ligjit detyron Këshillin e Ministrave, që brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të nxjerr aktet nënligjore në zbatim të nenit 14 të këtij ligji. Ligji hyri në fuqi më 1 janar 2006. Në mars të këtij viti, Këshilli i Ministrave duhej të kishte nxjerr vendimin për zbatimin e këtij neni. Këshilli i Ministrave në vend të vendimit, në shkurt propozoi ndryshime në ligj dhe Kuvendi miratoi ato ndryshime. Neni 33, përjashton zbatimin e ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996”“Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosua të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit”, i ndryshuar, me hyrjen në fuqi të ligjit Nr. 9418, datë
20.05.2005, ligji Nr. 8087, datë 13.03.1996” “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosua të Republikës së Shqipërisë, nga ISSH zbatohet ligji i shfuqizuar dhe për këtë qeveria hesht. Sipas nenit ligji ka hyr në fuqi më 1 janar 2006, në fakt ushtarakët vazhdojnë të trajtohen me ligjin e
shfuqizuar të 1996 të ndryshuar. Shkelja e moszbatimi i detyrimeve të ligjit Nr. 9481, datë 16.02.2006 sipas nenit 8, Këshilli i Ministrave duhej të nxirrte aktet nënligjore në zbatim të neneve 3,4, 13, 14, 16 brenda një muaj nga data e hyrjes në fuqi të ligjit. Nga një muaj kanë kaluar 10 muaj që ky ligj ka hyrë në fuqi dhe asnjë lloj akti nënligjor nuk është nxjerr nga qeveria për të zbatuar këto nene edhe pse këto i ka propozuar dhe miratuar vetë. Neni 10 kërkon zbatimin e ligjit nga data 16 prill
2006, sot jemi më 2008 dhe ende nuk është kaluar në zbatimin e tij. Shkeljet e Degëve të Instituti i Sigurimeve Shoqërore. ISSH është institucioni i cili paguhet nga taksapaguesit shqiptar më shumë e më shtrenjtë se kushdo tjetër në sektorët e shërbimit publik. Në shpërblim të kësaj, ky institucion në vend të ligjit në fuqi zbaton ligjin e shfuqizuar. Ai nuk qederoset aspak për atë se çfarë ligji është në fuqi. E rëndësishme për të është që ushtarakët të mos marrin atë që u garanton e jep ligji, por atë që i do qejfi dhe aq sa i shkon për shtat atij. Shkelja fillon me keqinterpretimin dhe keqzbatimin e nenit 11 të ndryshuar të ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996. Kur ky nen për 12 vjet vjetërsi shërbimi femra dhe 15 mashkulli jep një pension 50% të pagës referuese dhe mbi këtë për çdo vit tjetër shërbimi shton masën e pensionit me 2% të pagës referuese pa kaluar masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi. ISSH jep gjithë pensionin sa pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi. Një mohim i plotë ky i skemës që vendoset në nenin 11 të ligjit. Nga 24 maj 2004, datë e hyrjes në fuqi e statusit të ushtarakut deri më datën 31.12.2006, trajtimi i ushtarakëve duhej të bëhej me nenin 11 të ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996, të ndryshuar pa kufizimin deri në masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi, për shkak të shfuqizimit që i bënë këtij kufizimi neni 49 i statusit, ISSH përsëri nuk zbaton këtë. Ai ua ka kufizuar gjithë pensionin sa pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi. Që nga 1 janari 2006 ISSH duhej të zbatonte ligjin Nr. 9418, datë 20.05.2005, në fakt ka zbatuar dhe zbaton ligjin Nr. 8087, datë 13.03.1996 të shfuqizuar në këtë datë. Nga data 16 prill 2006 detyrohej të zbatonte ligjin Nr. 9481, Datë 16.02.2006, por përsëri është vazhduar me zbatimin e ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996 edhe pse ai ka rënë nga fuqia që më 1 janar 2006. Edhe pse neni 33 i ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005, sanksionin se Ligji Nr. 8087, datë 13.03.1996, i ndryshuar, dhe aktet e dala në zbatim të tij, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk do të zbatohen për ushtarakët e Forcave të Armatosua të Republikës së Shqipërisë, që përfitojnë sipas këtij ligji, ISSH zbaton atë. Qëndrimi antiligjor i ISSH shprehet edhe në moszbatimin e vendimeve të formës së prerë të gjykatave në favor të ushtarakëve ankues. Kulmin ky qëndrim e arrin me deklarimin e Drejtorisë Rajonale të ISSH Tiranë se: “Përsa i përket pretendimit tuaj për rillogaritjen e pensionit dhe rimarrjen e diferencave të papaguara nuk qëndron dhe pse ju keni paraqitur pranë drejtorisë tonë vendimin përfundimtar të formës së prerë të gjykatës”. Shkeljet ligjore të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore. Është për të ardhur keq, por edhe për të dhënë alarmin që ka nga ata gjyqtarë të cilët nga mbrojtës të ligjit janë kthyer në bashkautor e bashkëfajtor në shkeljen e ligjit dhe me shkelësit e ligjit. Keqardhja bëhet tejet ekstreme kur krahas argumentit ligjor në 2, 3 gjyqe janë paraqitur si provë materiale edhe vendime përfundimtare të formës së prerë të gjykatës së apelit dhe të Gjykatës së Lartë, dhe pavarësisht këtyre gjykata e shkallës së parë, ka vendosur rrëzimin e kërkesëpadisë së ushtarakut dhe dhënie të drejtë ISSH. Ato nuk i ka bindur as vendimi përfundimtar i formës së prerë edhe i Gjykatës së Lartë, as shfuqizimi i ligjit që ato aplikojnë, as shfuqizimi i kufizimit të masës së pensionit mbi përcaktimin e formulës së përcaktuar pensionin e parakohshëm nga statusi i ushtarakut. Për këto lloj gjykatash e gjyqesh e vetmja gjë që nuk ka vlerë dhe me të cilat i kanë prerë marrëdhëniet një herë e mirë janë ligjet në fuqi dhe vendimet e organeve më të larta gjyqësore. Parimi i vetëm të cilin respektojnë dhe i nënshtrohen është: “Ligji është një rrjetë e madhe merimange ku kalon bualli dhe mbetet milingona”. Kështu e konceptojnë dhe kështu e realizojnë ligjin, ndaj dhe nga mbrojtës të ligjit dhe të së drejtës, janë kthyer në shkelës të ligjit dhe mbrojtës të padrejtësisë dhe ndëshkues të drejtësisë.

A mban kush përgjegjësi për këto qëndrime antiligjore, ç’thotë ligji për këtë?
Përgjegjësi për shkeljet e ligjit, mbajnë ata që vet ligji i ngarkon për të garantuar zbatimin e tij. Në rastin konkret përgjegjësia u përket përfaqësuesve të institucioneve të shtetit që nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore. Kështu neni 47 i ligjit i Ligji Nr. 9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të FA të RSH” për këtë shprehet: “Institucionet qendrore vendore dhe komandat e njësive ushtarake, brenda kompetencave dhe në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore, sigurojnë zbatimin e statusit të ushtarakut. Për
mosplotësimin e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, personat përgjegjës mbajnë sipas rastit përgjegjësi disiplinore, civile dhe penale, të cilat përcaktohen me dispozita ligjore”. Këtë thotë e detyron ligji; por askujt nuk i ka hyr gjemb në këmbë
për mosplotësimin e detyrimeve ligjore dhe për moszbatimin e shkeljen e ligjit. Askush nuk është vënë para përgjegjësisë disiplinore, civile e penale dhe nuk ka mbajtur e nuk është ndëshkuar nga ana disiplinore, civile e penale. Përkundrazi. Qeveria dhe Kryeministri vazhdojnë të qetë të shkelin e të mos
zbatojnë ligjin, ISSH që zbaton ligjin e shfuqizuar dhe jo ligjin në fuqi mbrohet nga disa gjykata e gjyqtar që ndjekin me zell të madh pozitën antiligjore të qeverisë dhe të kryeministrit. Tërë ky stan i bashkuar shkelësh ligjesh me çdo kusht e mjet ligjin,
mbretëron sikur të jenë vet ligji dhe kanë të drejtë të vendosen mbi ligjin. Për ti dhënë fund këtij dhunimi flagrant të ligjit nga organet e pushtetit ekzekutiv dhe institucionet e tjera shtetërore, është urgjente paditja e tyre në gjykatë. Le të vihen në bankën e të akuzuarit dhe të ndëshkohen sipas ligjit, ashtu sikundër ndëshkohen ushtarakët kur shkelin betimin ushtarak dhe ligjin. Gjykata ti përmbahet parimit themelor kushtetues të
shtetit të së drejtës se:”Para ligjit të gjithë janë të barabartë” dhe të heq dorë një herë e mirë nga konceptimi dhe realizimi i ligjit si një rrjet e madhe merimange, ku kalon bualli dhe mbetet milingona; të tregojë se është mbrojtëse e ligjit dhe vetëm e ligjit; është ndëshkuese e padrejtësisë dhe mbrojtëse dhe dhënëse e së drejtës.

Para një viti Gjykata Kushtetuese miratoi kërkesën e SHKURSH dhe shfuqizoi në papajtueshmëri disa nene të ligjit Nr. 9481, Datë 16.02.2006 që ndryshoi ligjin Nr. 9418, datë 20.05.2005. ǒfarë përfitojnë ushtarakët nga ky vendim?
“Gjykata Kushtetuese vendosi: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të neneve 1, 7 (shkronja “a”, “b”) e 9 të ligjit Nr. 9481, datë 16.02.2006 “Për disa ndryshime në ligjin Nr. 9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin
shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosua të Republikës”. Nga ky vendim ushtarakët përfitojnë: Trajtim me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi me kushte të njëjta pavarësisht nga koha e daljes në rezervë, lirim apo pension. Rikthehen tek formula e nenit 35 dhe 49 të statusit të ushtarakut. Pra 50 plus 2% pa kufizim tjetër. - Derdhjen e kontributeve për vitet e trajtimit me pension të parakohshëm të nevojshme për vjetërsinë e pensionit të plotë të pleqërisë mbi bazën e pagës referuese të indeksuar me koefiçentin e indeksimit të pensioneve që nga çasti që ka lindur e drejta. Të drejtën e përfitimit financiar që nga data e hyrjes në fuqi të statusit të ushtarakut dhe jo kur ka hyr në fuqi ligji i shkurtit 2006. Përfitojnë të drejtën e mos cenimit të të drejtave të fituara nga statusi i ushtarakut dhe nga ligje të mëparshme si një domosdoshmëri e parimit të sigurisë juridike. Ata përfitojnë të drejtën që asnjë ndryshim ligjor që nuk sjell pasoja pozitive e trajtim më të mirë financiar për ta të mos ketë fuqi ligjore. Ky parim nuk njeh fuqinë prapavepruese të ndryshimeve ligjore që nuk sjellin pasoja pozitive e trajtim më të mirë financiare se në përcaktimet e mëparshme ligjore.

26 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›