"Kristal", aktivitet për 10-vjetorin e krijimit

"Përtej Kristalit për liderat e rinj të së ardhmes". Ky është sllogani në këtë 10 vjetor të kompanisë arsimore "Kristal" e cila më këtë rast organizoi një aktivitet në Teatrin Metropol ku kanë qenë të pranishëm përveç stafit akademik të Kristalit edhe drejtues mediash. Në fjalën e tij rektori i universitetit "Kristal" Mariglen Spiro, përveç se ka përmenduar arritjet e këtij institucioni arsimor që drejton, nuk ka anashkaluar as falenderimin për RTV "Ora News", pwr Presidentin zotin Ylli Ndroqi si dhe drejtorin e përgjithshëm Alfred Peza, për dokumentarin e paraqitur për 10 vjetorin e kompanisë arsimore "Kristal".
Në këtë aktivitet është paraqitur dokumentari i realizuar nga stafi i "Ora News", ku tregohet starti i kësaj kompanie prestigjoze, si hyri ajo në treg më një shpejtësi të admirueshme si dhe falenderime pa fund për presidentin e kësaj kompanie Muhamet Muçën.