E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Starova, trajneri i ri i Tiranës

Pas humbjes së tretë radhazi në kampionat (me Kastriotin, Flamurtarin dhe Vllanzinë), presidenti i Tiranës, Refik Halili, emëroi Sulejman Starovën në detyrën e trajnerit të 24-herë kampionëve të Shqipërisë, e që këtë sezon kanë zhgënjyer jo pak.

Sulejman Starova do të jetë trajneri i pestë i Tiranës për këtë edicion pas kroatit Ilija Lonçareviç, Albana Tafajt, Nevil Dedes dhe Devi Mukës. Ilija Lonçareviç "jetoi" 6 javë te Tirana; Alban Tafaj (12 javë), Nevil Dede (1 javë) dhe Devi Muka (5 javë).

Sulejman Starova do të zëvendësojë Devi Mukën, tashmë do të pasi "vlonjati fluturues" luante një rol të dyfishtë trajner dhe lojtar kapiten në fushë, ndërkohë që ishte shprehur se nuk dëshironte të linte futbollin e luajtur për shkak të punës si trajner.

Gjithçka është zyrtarizuar pasditen e sotme në ambientet e klubit, kur presidenti Refik Halili ka dalë para futbollistëve për të deklaruar rokadën në radhës të stafit teknik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›