E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, kombëtarja fiton 1 pikë në renditje

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 1 pozcion në renditjen e FIFA-s për këtë muaj, duke u gjendur në vendin e 93-të, në kuotën e 360 pikëve.
Kjo renditje u publikua sot, kur FIFA shpalli në faqen e saj zyrtare klasifikimin e skuadrave përfaqësuese për muajin shtator. Shqipëria është renditur gjithashtu në vendin e 41-të në renditjen e përfaqësueseve të UEFA-s, duke mos ndryshuar pozicion nga renditja e muajit të kaluar
Gjatë periudhës nga 5 gusht deri në 2 shtator, kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar vetëm takimin miqësor në 1 gusht me Qipron, ku fitoi me rezultatin 6-1 dhe për rrjedhojë ka fituar 13 pikë nga ky rezultat.
Kundërshtarët e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit "Afrika e Jugut 2010", nuk kanë pasur ndryshime të mëdha këtë muaj. Portugalia, renditet në vendin e 17-të me 880 pikë, duke mos ndryshuar pozicion nga muaji kaluar.
Kryesuesja e grupit 1 në eleminatoret e botërorit "Afrika e Jugut 2010", si dhe kundërshtarja e radhës e Shqipërisë në 9 shtator, Danimarka, ka humbur një pozicion duke u renditur në vendin e 16-të me një kuotë prej 892 pikësh.
Suedia, është renditur në vendin e 41-të me 723 pikë duke mos ndryshuar pozicion ga renditja e muajit të kaluar. Hungaria është renditur në vendin e 47 me 669 pikë duke humbur 4 pozicione nga muaji i kaluar.
Kundërshtari i vetëm, i renditur më poshtë se kombëtarja Shqiptare, është Malta, e cila është renditur në vendin 140 në kuotën e 166 pikëve, duke fituar 6 pozicione nga renditja e muajit të kaluar.
Rezultatin më të mirë në renditjen e FIFA-s, Shqipëria e ka arritur në gusht të vitit 2006, kur pozicionohej e 62-ta, ndërsa rezultatin më të ulët, në gusht të 1997, kur u rendit në vendin e 124-t.
Në krye të renditjes botërore të FIFA-s nuk ka pasur asnjë ndryshim. Tashmë kjo renditje kryesohet me 1604 pikë nga përfaqësuesja e Brazilit. Kombëtarja spanjolle, kampionia e Europes, gjendet në vendin e dytë, në kuotën e 1588 pikëve. Ndërkohë që Hollanda renditet në vendin e tretë në kuotën e 1376 pikëve

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›