E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtari, inaugurim me fitore 3-2Java e dytë e Kategorisë së Parë sjell derbin e parë të madh: Bylis-Partizani.

Publikoje ne:

Luftëtari e përuroi me një fitore 3-2 kundër Pogradecit tapetin e ri të stadiumit “Gjirokastra”, në ndeshjen e parë pas “mërgimit” njëvjeçar në Tepelenë, në takimin hapës për javën e dytë të Kategorisë së Parë, duke marrë edhe kryesimin e përkohshëm. Në javën e parë, Luftëtari barazoi 0-0 në Lushnjë. Java e dytë sjell derbin e parë të madh: Bylis-Partizani. Ballshiotët fituan 2-0 në transfertë me Memaliajn, ndërkohë që të kuqtë nga kryeqyteti fituan 1-0 kundër Bilisht Sport.  Takimet e tjera vënë përballë këto çifte: Skrapari-Memaliaj, Bilisht-Sport-Gramshi, Sopoti-Elbasani, Besëlidhja-Kamza(ish-Dajti), Ada-Burreli dhe Turbina-Lushnja. Kategoria e Parë kryesohet nga Luftëtari me 4 pikë (një ndeshje më shumë), e më pas vijnë me një ndeshje më pak, Bylis (3), Partizani (3), Elbasani (3), Pogradeci (3), etj. 

Renditja
1. Luftëtari*       4 pikë
2. Bylis            3
3. Elbasani        3
4. Partizani    3
5. Kamza        3
6. Pogradeci*   3
7. Burreli      1
8. Sopoti       1
9. Gramshi      1
10.Skrapari       1
11.Lushnja        1
12.Ada            0
13.Turbina      0
14.Besëlidhja   0
15.Bilishti        0
16.Memaliaj        0
* Një ndeshje më shumë

E Marte, 01 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›