E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristi Vangjeli, mes racizmit dhe merkatos

Kristi Vangjeli po shkëlqen te Arisi dhe për këtë ka ngjallur interesimin e disa klubeve gjermane. E megjithatë, atmosferën e krijuar së fundmi nuk ka mundur ta shijojë rehat, pasi është përballur shpesh me racizmin grek. Pak javë më parë ishte presidenti i skuadrës së Panserraikosit, ai që nuk i la gjë pa i thënë, duke i përmendur faktin se ishte shqiptar. Ndërsa të dielën e kaluar, një futbollist i Olimpiakos Volosit, në duel e sipër e ka fyer mbrojtësin e Kombëtares shqiptare dy herë, duke i thënë: "Shqiptar m...". Futbollisti grek Dhimitris Pliagas e ka pranuar këtë gjë pas ndeshjes dhe i ka kërkuar publikisht falje Vangjelit. "Ishte një veprim i pamatur dhe i nxituar. E di që gabova dhe i kërkojë ndjesë Vangjelit, sepse e pashë që u mërzit tej mase", ka thënë futbollisti grek për mediat vendëse. Klubi i Arisit ka bërë të ditur dje se ka një interesim për mbrojtësin shqiptar nga disa klube gjermane. Kaq ka mjaftuar që media helene të hedhë hipoteza nga më të ndryshmet. Megjithatë, pistat më të besueshme janë ato të interesimit të Nurenbergut, Fraiburgut dhe Këlnit.                     J.Memo

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›