Vjen për herë të parë në TOB baleti "Zorba"
Vjen për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, baleti me dy akte "Zorba" me muzikë të Mikis Theodorakis, libret të shkrimtarit të madh grek Nikos Kazanzakis, dhe me koreografi të Arjan Sukniqit. Një premrierë e cila ka startuar në 25 maj, duke vijuar për pesë netë për t'i dhënë emocione të veçanta publikut të gjerë. Të pranishmit e kanë përcjellë me mjaft kureshtje, ndërsa ngjarja zhvilohet në ishullin e Kretës. Kreta, zona me zakonet dhe traditat më të forta në Greqi. Në qëndër të vëmendjes qëndronte personazhi kryesor i baletit, "Zorba", i cili është një fshatar i pashkolluar por me një inteligjencë natyrore të lindur, ku me mençurinë e tij karakterizon një ndër heronjtë popullorë të Greqisë. Ndërsa Zorba shfaqet në skenë, duartrokitjet pushtonin të tërë koreografinë, e ndër emocione vije re se "Zorba" e quan jetën dhuratë nga Perëndia, e ndërsa reflekton për të gjendur me të gjitha mënyrat çdo situatë që i krijohet. Rastësia mbreti i botës, një shprehje e cila gjen mjaftë vlerë edhe kur "Zorba" rastësisht takon Xhonin, një intelektual i shkolluar në Perëndim , i cili bie në dashuri me njërën nga vajzat e fshatit, Marinën, e ndërsa kjo dashuri nuk triumfon pasi vajzat e fshatit nuk mund të lidhen me njerëz të huaj, e ndërsa kjo e fundit pëlqehet nga Maloniosi i cili është i pari i fshatit. Ndërsa ngjarjet zhvendosen diku tjetër ku "Zorba" njihet me zonjën Madame Ortaca në tavernën e fshatit. Por ndersa një dashuri trimfon, një tjetër i jep fund. Malionisi kundërshton dashurinë e Marinës me Xhonin, e ndërsa fshati mer vendimin se kjo duhet të vdesë. Kjo ishte tragjedia e cila ndodhi ne Kretën e bukur greke. Një shfaqje e cila mblodhi artëdashes, artistë, por dhe një të ftuar special, ai ishte kryeministri Sali Berisha së bashku me zonjën Liri Berisha të cilët duartrokitën baletin "Zorba".