Shuster: “Robeni më relakson”

Trajneri i Realit të Madridit, Bernd Shuster pranoi se ai do të merrte frymë pak më lirisht nëse kampionët e Primera Dizion në Spanjë do të nënshkruanin me anësorin e Celsit, Arjen Roben. Klubi i "bardhë" synin të fuqizojë krahun e majtë të ekipit të tij dhe për sezonin e ri dhe drejtuesit e tij ishin në gjuetinë e Robenit, Hoze Antonio Rejesit dhe Rojston Drenthesit. Ndërkohë që Rejes, sipas medias spanjolle është i lidhur me Atletikon e Madridit, Shuster e ndjen se blerja e Drenthes dhe, në mënyrë të vecantë, ajo e Robenit do të jetë një shtytje e madhe për planet e tij. "Unë do të jem më shumë i relaksuar nëse ata do të ishin këtu me ne", - tha trajneri. "Të marrim Robenin është shumë e rëndësishme për ne. Kjo do të lejojë Robinjon dh e Higuanin të luajnë në të djathtë. Unë dëshiroj më shumë lëvizje aty, të ngjashme me atë që bëri Zidani". Shuster zëvendësoi te Reali i Madridit trajnerin italian Fabio Kapelo, i cili fitoi edhe titullin kampion.