Bajerni me dhimbje koke ne sulm

Rekordmeni gjerman i futbollit, Bajerni i Munihut po përballet me probleme të mprehta në sulm. Pas dëmtimeve të Luka Tonit, Jan Shlaudrafit dhe Lukas Podolskit si dhe shitjes së Roke Santa Kruzit, tashmë edhe Miroslav Kloze është i dëmtuar. "Këpuca e artë" e Botërorit të Gjemanisë, autori i golit që i dha Bajernit pak ditë më parë Kupën e Ligës, është dëmtuar në shpatull. "Unë shpresoj, që ai të mos mungojë për një kohë të gjatë", - tha trajneri i Bajernit, Otmar Hitcfeld. Në ndeshjen kundër Këlnit priten të mungojnë përvec Klozes edhe Frenk Riberi, Hamit Altintop, Bastian Shvajshtajger, Lusio dhe Ze Roberto. Bajerni e ka nisur mbarë parasezonin 2007.