E Diel, 1 Nëntor 2026

ISHP, studim per hepatitet virale

Hepatitet virale do te jene me te kontrolluara ne nje te ardhme te afert. Kjo, per shkak se Instituti i Shendetit Publik do te nise nje studim per te pare prevalencen e hepatiteve ne vend. Sipas drejtorit te ketij instituti, ne vendin tone mungon nje strategji e fokusimit me afatgjate e kerkimit shkencor ne kete fushe, ku kerkohet pervec kosto-efektivitetit dhe kerkime se si behen trajtimet ne klinike, cili eshte suksesi i diagnozes dhe ndjekjes, apo dhe te tjera te kesaj natyre

Strategjia

Nje problem i parandalimit paresor eshte siguria ne sherbimet e kujdesit shendetesor. "Hepatiti B dhe Hepatiti C kane probleme qe mund te shkaktohen dhe nga vetesherbimet", eshte shprehur drejtori i ISHP, Alban Ylli. Sipas tij, probleme te hepatiteve virale ne vendin tone, mund te jene shkaktuar dhe nga shendetesia shqiptare ne vitet '80, gjate fushatave te medha te vaksinimit, per arsye te mungeses se shiringave njeperdorimshe. Edhe pse drejtori shprehet se nga kjo pikepamje jemi te sigurt, per shkak se shiringa njeperdorimeshe disponohen aktualisht, kujdes duhet bere me sigurine e gjakut. "Kjo ceshtje po merret parasysh dhe nga grupi i punes qe po ndertohet per riaplikimet per fondin global dhe besojme se ky projekt do te jape frytet e veta", thote drejtori i ISHP, Ylli. Sipas tij, Strategjia Kombetare e Imunizimit 2009-2013 parashikon futjen e vaksines se Hepatitit B, e perfshire ne ate pentavalente qe ne fillim te vitit 2009.

Llojet

Ne vendin tone, njihen tashme hepatitet virale A, B dhe C. Ato perfaqesojne semundjet infektive me te perhapura ne bote, ku jane te infektuar nga Hepatiti B 2 bilione njerez ne bote. Per Hepatitin C ka 170 milione te infektuar ne te gjithe boten dhe 20 mije te infektuar cdo vit. Vaksinimi kunder hepatiteve eshte cilesuar si element i pare per parandalimin e tyre. Instituti i Shendetit Publik shtron nevojen e freskimit te se dhenave epidemiologjike, per te pasur nje panorame te qarte te gjendjes ne vend. "Vaksinimi kunder Hepatitit A mbetet ende nje problem qe ka nevoje te marre nje zgjidhje", thone drejtues te Institutit te Shendetit Publik. Ne kete fushe shtrohet nevoja per kerkim te metejshem, pasi eshte e nevojshme te identifikohet fakti nese Shqiperia eshte nje vend ku kryerja e vaksines se Hepatitit A eshte kosto-efektive. "Kemi nevoje te grumbullojme akoma me shume te dhena per te pare nese duhet te ofrojme vaksinimin tek femijet shqiptare, apo jo", tha zoti Ylli, duke shtuar se problematike ne kete drejtim mbeten grupet e veshtira per t'u arritur, qe ne Shqiperi gjithmone e me teper po behen problem i shendetit publik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›