Part-time, udhezimi pas masterave
Udhezimi i detajuar per sistemin e studimeve me kohe te pjesshme do te behet gati pasi te kete perfunduar procesi i pranimeve per studimet e ciklit te dyte, ose masterave. Lajmin e bene te ditur dje, burime zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, te cilat informojne se aktualisht specialistet e arsimit te larte po shqyrtojne propozimet e bera nga universitetet. Pervec kerkesave per shtimin e kuotave te pranimeve, kete vit universitetet kane kerkuar ulje te tarifave te studimeve per disa dege te caktuara, kryesisht per ato qe e kalojne shifren 100 mije leke ne vit.
Part-time
Te gjithe maturantet qe nuk kane pasur mundesi te aplikojne per studimet me kohe te plote, po mbeten peng i udhezimit per studimet part-time. Cdo dite, qindra kandidate te mundshem paraqiten prane sekretarive mesimore te fakulteteve si dhe prane Ministrise se Arsimit per te marre nje pergjigje ne lidhje me datat e fillimit te regjistrimeve per studimet me kohe te pjesshme. Me ne fund, ata kane arritur te marrin nje pergjigje te pjesshme, pra te pakonfirmuar me date te sakte. "Udhezimi per sistemin part-time do te publikohet pasi universitetet te kene mbaruar me rishperndarjen e 4 mije kuotave vakante si dhe me procesin pranimeve per studentet qe aplikojne per master", ka qene pergjigja qe kane marre kandidatet. Ne fakt, ata nuk kane mundur ta fshehin shqetesimin se afatet po kalojne dhe se mund t'u digjet aplikimi. Megjithate, shqetesimin te tyre u eshte pergjigjur Ministria e Arsimit, e cila u ka sqaruar atyre se nuk kane pse te shqetesohen, pasi nje grup specialistesh po shqyrton propozimet e universiteteve per kuotat part-time. Pasi te kete perfunduar ky proces, atehere MASH mund te jete gati per udhezimin e shumepritur.
Propozimet
Deti tani mesohet se disa prej universiteteve i kane derguar propozimet ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Keshtu, Universiteti i Tiranes, mesohet te kete propozuar rreth 3 mije kuota. Sipas burimeve nga rektorati i UT-se, nuk mund te flitet per nje shifer te sakte te propozimeve, sepse disa dege eshte propozuar te jene te pa limituara. Megjithate, sa i perket degeve me kuota te kufizuara, Universiteti i Tiranes i ka propozuar Ministrise se Arsimit futjen pas tre vitesh "pushim" te sistemit part-time ne Juridik, me 400 kuota gjithsej. Gjithashtu, ne deget e Fakultetit te Historise dhe Filologjise jane propozuar 450 kuota gjithsej ne sistemin me kohe te pjesshme. Behet fjale per Gjuhen Shqipe dhe Letersise, Historine dhe Gjeografine. Secila prej tyre do te kete nga 150 kuota ne dispozicion. Ndersa deget e Fakultetit te Ekonomise, do te jene gjithashtu te pa limituara. Gjithsej pritet qe numri i studenteve ne sistemin part-time te arrije ne rreth 3 mije. Nderkaq, propozimi i rektorit te Universitetit Bujqesor ne Tirane, per part-time eshte nga 50 kuota per cdo dege te 4 fakulteteve. Ne fakt, universiteti Bujqesor ka 5 fakultete ne organiken e tij, porse perjashtohet nga sistemi part-time Mjekesia Veterinare, duke qene se behet fjale per mjekesi te mirefillte, dijet per te cilen nuk mund te merren kurrsesi me kohe te pjesshme. Ndersa fakultetet e tjera ku do te kete studime me kohe te pjesshme jane: Fakulteti i Bujqesise, Fakulteti i Ekonomise dhe agrobiznesi, Fakulteti i Shkencave Pyjore dhe ai i Bioteknologjise dhe Ushqimit.