E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampeduza "dyndet" nga klandestinet

Per 17 vjet me radhe Otranto ka qene nje nga pikat kyce ne Adriatik e perdorur nga klandestinet per te kaluar me mjete lundruese drejt Italise. Por prej tre viteve te fundit, jane emigrantet afrikane qe me anije apo varka kryejne qindra milje udhetim te rrezikshem per te mberritur ne Sicili. Lampeduza eshte kthyer ne nje zone ku pothuajse cdo dite zbarkojne afrikano-veriore dhe vetem dje u kapen ne det 395 prej tyre.

Rreziku

Me 5 nentor pritet te hyje ne fuqi dhe ligji per emigrantet i qeverise Berluskoni ne Itali, shume i kritikuar se nxit racizmin per te gjithe ekstrakomunitaret. Brigjet italiane jane te synuara nga emigrantet. Po ashtu edhe bregdeti helen, ku vetem dhjete dite me pare 27 klandestine tentuan te kalonin nepermjet liqenit te Butrintit, por pese prej tyre u mbyten

11

Emigrante

Klandestine nga Shqiperia dhe Kosova kane tentuar mengjesin e djeshem te mberrinin me ane te nje varke te vogel me vela ne brigjet e Garganos ne Vesti te provinces se Foxhias, por jane kapur nga Guardia di Financia.

7

Pjesetaret

Ne bordin e varkes kane qene te mitur dhe vetem kater prej tyre te rritur. Nuk ka pasur asnje grua. Nga 11 klandestinet, 2 jane shqiptare dhe 9 kosovare. Nisja mesohet te jete bere nga brigjet e Malit te Zi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›