Kristiano Ronaldo, “karton të kuq” të dashurës Nereida
Pritej unazë në gisht dhe martesë por vetëm të flasësh për to që nuk ka kuptim! Nereida Gallardo e ka tërhequr pak si shumë bishtin kësaj here, pas pasionit përvëlues nën diellin e Sardenjës dhe Kristiano Ronaldo, pa humbur kohë i ka dhënë duart të dashurës. Dukej sikur dashuria e këtij çifti ishte “pasioni i vitit”, aq më tepër që futbollisti do të vishte fanellën e Realit të Madridit vetëm për të qenë pranë të dashurës së tij, por ja që flaka e dashurisë qenka shuar. Sipas gazetës portugeze, “25 horas”, fajin për këtë ndarje e ka e kaluara e modeles spanjolle, e cila është shfaqur me pozime nudo dhe me skandale lezbikesh. Pas gjashtë muajsh pasioni dhe lojërash erotike në plazhin dhe diellin e Sardenjës, futbollisti i Mançesterit e ka kuptuar se e dashura e tij ka një pasion të madh për reflektorët. Ajo nuk rri dot pa nxjerrë pikat e saj të nxehta, vidhet dhe gjoksin seksi në fotografi dhe në kopertinat e revistave gossip, e pikërisht këtë gjë, Kristiano Ronaldo nuk mund ta duronte që të zgjaste më tej. Megjithatë grindja që ka çuar në ndarjen e tyre ka pasur një shkak tjetër për “mollë sherri”; Deklarimet e ish të dashurve të modeles spanjolle, mes të cilëve edhe futbollisti Sergio Ramos. Pas deklaratave e thashethemeve të kohëve të fundit, duket se Ronaldo ka njohur detaje të tjera edhe më pikante. Madje ai as idenë se do të zbresë në fushën e Realit të Madritit ku në dhomat e zhveshjes me siguri do të përflitet për të dashurën e tij, e do të përballet edhe me ishin e saj, Sergio Ramos është jo pak e rëndë për tu kapërdirë nga ylli i kombëtares portugeze. Kështu, Ronaldo e ka lënë modelen spanjolle me të cilën u njoh në një klub nate në Majorka. Modelja seksi është kapur befas nga paparacët këtë verë duke bërë plazh me gjoksin jashtë në plazhin e Mesdheut. Madje ajo kishte vënë në dukje edhe diamantin që i dashuri (Ronaldo) i pat’ dhuruar para Kampionatit Europian me premtimin “Nëse fitojmë kupën do të marr për nuse!” Por aventura e kampionatit të zhvillur në Austri e Zvicër ka qenë dërrmuese për Ronaldon dhe ndoshta ka ndikuar në shfaqjen e stresit dhe zbehjen e dashurisë së tij për spanjollen Nereida. Sipas disa zërave, thuhet se kundër kësaj lidhjeje ishte vënë edhe mamaja e yllit të futbollit, Dolores. Ndoshta mamaja e tij e skandalizuar nga fotografitë nudo e seksi të modeles ka qenë ajo që ja ka mbushur mendjen futbollistit që të ndahet prej saj.
16 Korrik 2008