E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Bregu Integrimi eshte proces gjitheperfshires

Kryeministri Berisha mbledh komitetin Ndërministror për integrimin. Ai e cilësoi plan veprimin e miratuar nga palët si mjaft pozitiv për ecurinë e këtij procesi, i cili është një proces gjithpërfshirës, ndërsa garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për zbatimin e 12 kërkesave të kërkuara nga raporti i KE-së.
“Qeveria duhet të komunikojë në mënyrë konstante me komisionin e Integrimti dhe të raportojë sa herë që kërkohet nga ky komision, sikundër të përshtasë qëndrimet me ato të cilat bien dakord në komisionin e Integrimit”- theksoi kryeministri
Ai theksoi edhe njëherë se procesi i integrimti është një proces gjithëpërfshirës për komisionin Europisn dhe për vendet anëtare. “ E tërë historia e zgjerimit dhe e themelimit është histori konsensusi dhe gjithëpërfshirje” shtoi ai.
Ndërkaq Berisha i bëri edhe njëherë thirrje opzoitës, e cila sipas tij bllokoi për dy vite integrimin vendit, të votojë ligjet që kërkohen për integrimin.
Më herët Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu zhvilloi një takim pune me delegacionin e Bashkimit Europian të Zgjerimit për plotësimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian.
Gjatë fjalës së saj ministrja Bregu theksoi rëndësisën e bashkëpunimit politik për zbatimin 12 rekomandimeve, pasi sipas sipas reformat dhe zbatimi i ligjeve janë të përbashkëta, ndërsa e quajti integrimin Shqipërisë në interes të gjithë qyteraëve shqiptarë.
Ministrja Bregu theksoi se mazhoranca është e angazhuar për procesin e integrimit, por një rol të rëndësishëm luan edhe kontributi i opozitës. Sipas saj 12 rekomandimet kanë nisur të zbatohen dhe plan-veprimi i qeverisë po realizohet shpejt, ndërsa ka nevojë për bashkëpunim.
Nga ana e tij Shefi i delegacionit për Shqipërinë i Zgjerimit në KE, Vasilis Maragos e vuri theksin tek zbatimi i reformave konkrete për integrimin. Ai nënvizoi mbështetjen e Komisionit Evropian për integrimin e Shqipërisë, ndërsa e cilësoi plan veprimin një proces mjaft të rëndësishëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›