Greqia ne cerekfinale do luaje pa kapitenin
Ndjenja e jashtëzakonshme e triumfit sikur është lënë disi prapa, edhe pse suksesi është tepër i madh. Greqia tani do të luajë në çerekfinale të Euro 2012 përballë Gjermanisë së madhe, madje duke mos pasur kapitenin e saj, Jorgos Karagunis, që është i pezulluar. Trajneri Fernando Santos nuk e fsheh dot dëshpërimin e tij.
“Jorgos Karagunis është një lojtar tepër i rëndësishëm për ne. Ai ka shumë cilësi në lojën e tij, po ashtu ka shumë përvojë. Ai është frymëzues për lojtarët më të rinj. Jemi shumë të mërzitur që ai nuk do të luajë, sidomos sepse nuk e meritoi kartonin që solli pezullimin”.
Një tjetër veteran, të paktën do të jetë në fushën e lojës. Bëhet fjalë për Kostas Kacuranisin.
“Ne donim t’u jepnim njerëzve në shtëpitë tona diçka për t’u ndjerë të gëzuar. Gjithkujt në Greqi, edhe familjeve tona, vëllezërve, kushërinjve. Ne po kalojmë kohë shumë të vështira, por sa i përket Europianit, më shumë rëndësi ka skuadra sesa individët. Ne kurrë nuk e vumë veten tonë mbi skuadrën. Ne përfaqësojmë vendin tonë, ndaj e dimë se çfarë duhet të bëjmë”.
Do të jetë shumë e vështirë që Greqia të shkaktojë të papriturën e radhës në Gdansk, pasi skuadra përballë tyre nuk di të bëjë as më të voglin nënvleftësim. Gjithsesi, më 2004, ata eleminuan në çerekfinale kampionen e Europës në fuqi, Francën.