E Diel, 1 Nëntor 2026

Spaleti sulmon Ancelotin: Do te drejtoj Milanin

Pak dite ne pare trajneri i Milanit, Karlo Anceloti deklaroi se deshironte qe te drejtonte ne nje te ardhme ekipin e Romes, ne drejtimin e se ciles ndodhet aktualisht Luciano Spaleti. Trajneri i verdhekuqve eshte kunderpergjigjur ndaj fjaleve dhe akuzave qe leshoi ndaj tij kolegu kuqezi, Karlo Anceloti. "Eshte bukur kur degjoj qe dikush tjeter preferon te drejtoj ekipin tim, ne nje te ardhme," - tha Spaleti, - por kam thene disa here te tjera se edhe une kam shume deshire te drejtoj Milanin." Shkembim batutash dhe me ironi te vazhdueshme mes dy "timoniereve" po perjetohen ne pragndeshjen kryesore te Seria A. Pak e rendesishme eshte per verdhekuqte nese do te mungoje apo jo kapiteni i ekipit, Francesko Toti, sepse edhe Milanit i mungon Xhenaro Gatuzo. "Milani kerkon te arrije nje rezultat pozitiv dhe vjen me ambicie te medha, sikurse kemi edhe ne ambiciet tona," - eshte shprehur trajneri romanist, Luciano Spaleti, i cili kualifikoi Romen ne Ligen e Kampioneve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›