Erjon Bogani mbetet i Kievos
Erjon Bogdani do te jete pjese e Kievos ne ndeshjen e sotme te Seria A, ndaj Bolonjes. Sulmuesi i kombetares shqiptare pritet ta nise nga stoli i rezervave ndeshjen, duke mos qene i preferuari i trajnerit Di Karlo, ne formacionin baze. Gjate merkatos se dimrit, emri i Erjon Bogdanit eshte lakuar per nje kalim te mundshem ne radhet e Romes, por qe nuk eshte realizuar. Ashtu si Erjon Bogdani, edhe portieri i dyte i kombetares sone Saimir Ujkani do te jete ne stolin e Palermos, ne ndeshjen e sotme, ndaj Atalantes