E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani rikthen mbrojtesin Karcev, te Teuta priten te tjere

Elbasani, pas Nevil Dedes fuqizon mbrojtjen me nje tjeter lojtar, qe ka qene pjese e ekipit dhe qe njihet per cilesite e tij. Te shtunen ekipi i ketij qyteti nenshkroi nje kontrate me nje emer tjeter te njohur, mbrojtesi maqedonas, Nikolla Karcev. Deri tani, Karcev ishte pjese e ekipi te Groznit te Cecenise. Ai eshte aktivizuar me Elbasanin nje vit me pare, dhe rikthimi i tij, sipas drejtuesve te Elbasanit do te permbushe objektivat qe ka ekipi ne merkaton e dimrit. Me nje numer te tille blerjesh gjate merkatos se dimrit, verdheblute jane nder me aktivet ne Kategorine Superiore. Nikolla Karcev eshte blerja e peste e merkatos se janarit per Elbasanin. Ditet e fundit te vitit qe lame pas, ishte Nevil Dede ai qe firmosi me ekipin e Elbasanit. Pas tij firmosen edhe sulmuesit e njohur te kampionatit, Ilir Qorri dhe Eleandro Pema. Por para Karcev nenshkroi edhe maqedonasi Nikolla Klackerosi. Keto blerja realizohen me qellim qe ekipi te arrije objektiva te reja te percaktuara nga klubi i Elbasanit, per vitin 2009. Nje ndihme te madhe ne merkaton e janarit po jep bashkia e qytetit, e cila per kete vit akordoi gati 350 milione leke te vjetra, qe ekipi te vijoje normalisht permbushjen e objektivit.

Teuta

Presidenti i Teutes, Edmond Hasanbelliu deklaroi se deri ne fund te merkatos se janarit ekipi i tij do te afroje disa lojtare cilesore. "Nuk do te lejoje qe te largohet asnje lojtar nga ekipi," - theksoi Hasanbelliu. Sipas tij deri ne fund do te afrohen disa lojtare te tjere, qe te plotesojne nevojat e ekipit. Trajneri i ekipit Sulejman Starova eshte caktuar qe te propozoje emrat dhe Teuta, pritet te kete perforcime te tjera. Sipas te dhenave te para behet fjale per lojtare te huaj, nderkohe ne fillim te muajit mars pritet te rikthehet mbrojtesi Henri Ndreka, i cili eshte demtuar ne nje ndeshje me Tiranen.

F. Salliu, A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›