E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klubet, llogari ndryshe pas premtimit te Dukes

Jane pothuajse te gjitha klubet e Kategorise Superiore, ne krize financiare. Drejtuesit e dy klubeve te kryeqytetit, Dinamo dhe Tirana, theksojne se shpenzimet qe duhen per te mbajtur nje ekip dhe qe mbulohen nga sponsorizimet e presidenteve te ekipeve, jane te pakrahasueshme, ne krahasim me te ardhurat qe mblidhen ne arken e klubeve. Keshtu, edhe vete shteti duhet te investoje me qellim qe futbolli te mbahet ne kembe. Premtimi i presidentit te FSHF-se Armando Duka se FSHF vendosi te ndihmoje financat e klubeve eshte pritur mire, si nje nisme per t'i dhene zhvillimin e duhur futbollit. Por, megjithate privatizimi i klubeve mbetet ceshtja me delikate, qe pret zgjidhjen sa me te shpejte, per te zhvilluar me tej futbollin dhe sportin ne Shqiperi. Nisur nga situata e vitit te fundit, qe eshte krijuar ne garen e kategorise Superiore, presidenti i FSHF-se, Armando Duka, ne nje konference shtypi qe mbajti dy dite me pare, teksa foli per ecurine e futbollit tone gjate vitit qe sapo eshte mbyllur, dha lajmin e mire se institucioni i futbollit shqiptar qe ai drejton, do te ndihmoje ne te ardhura ekipet e Kategorise Superiore. Duke pare gjendjen e fundit dhe krizen financiare te disa klubeve, FSHF-ja vendosi qe te nderhyje, duke premtuar ndihme. Keshtu, presidenti Duka premtoi se FSHF do te vere rreth 200.000 euro ne dispozicion te tyre, me qellim qe te vijoje normal aktiviteti futbollistik i ketij viti. Pothuajse te tera klubet e kane mirepritur kete nisme, duke qene se presidentet qe investoje prej disa viteve ne futboll, thuajse nuk kane sigurojne asgje nga te ardhurat. E drejta televizive e kampionatit tone shitet per nje shume qesharake, tifozet ne shkallet e stadiumit jane gjithashtu aq te pakte, sa pranohet gjeresisht se per te miren e futbollit duhen gjetur zgjidhje te tjera, me qellim qe te ece dhe te zhvillohet, me te njejtin ritem, si kudo ne vende e tjera. Gara per te fituar trofete me te rendesishem ne vend, pritet te jete e forte, edhe per nje arsye tjeter se te ardhurat per klubet edhe ne kete rast do te jene me te larta. Presidenti i FSHF-se deklaroi se per skuadrat qe do te luajne ne kupat e Evropes do te kete te ardhura shtese dhe se FSHF-ja do te jete nje promotor per t'i mbeshtetur ato.

10 milione Euro do te duhen per te shnderruar stadiumin "Qemal Stafa", ne parametrat evropiane. Presidenti i FSHF-se Armando Duka deklaroi se institucioni qe ai drejton, si dhe FIFA e UEFA jane gati te paguajne gjysmen e shpenzimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›