E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriteret e BE-së dhe emri, kusht për nisjen e negociatave

Përmbushja e kritereve të parapara nga BE-ja si dhe zgjidhja e çështjes së emrit, i mundësojnë Maqedonisë fillimin e negociatave paraaderuese me BE-në. Kështu kanë vlerësuar ambasadorët e Sllovenisë dhe Francës, Alen Begrant dhe Bernardo Valero.

Këto porosi u dhanë në konferencën e sotme me titull "Shqyrtim i kryesimit slloven të BE-së dhe prezantimi i prioriteteve të kryesimit francez të radhës" e cila u mbajt në Shkup.

Në këtë konferencë të njëjtim vlerësim dhanë edhe evroambasadori në Maqedoni, Ervan Fuere dhe drejtoresha për BE në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Agnesa Rusi. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›