Dorëzohet dosja e ish shefit të Prokurorisë së Sarandës
Tiranë- Është dorëzuar sot në Drejtorinë e Inspektimit dhe Personelit, dosja e prokurorit Sali Hasa, ish shef i Prokurorisë së Sarandës. Sipas burimeve zyrtare mësohet se pritet vlerësimi i inspektimit që do të bëhet. Pas kësaj, sipas të njëjtave burimeve do të merren edhe masat përkatëse ndaj Hasës.
Prokuroria i ka kërkuar Hasës argumentet e tij në lidhje me kontrollin. Hasa është liruar nga detyra që mbante në krye të prokurorisë së Sarandës dhe tani është prokuror i thjeshtë, po në Sarandë.
Si dyshohet se ka bërë shkelje proceduriale në hetimin e çështjeve, si mos fillimin e hetimeve, pushim të çështjeve edhe pse ka pasur prova për to. Akuzohet edhe për masa të ulëta të denimit, selektim të kërkesave për masa të sigurisë etj.