Shkarkohet zëvendës ministri Osmani
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi shkarkoi sot zëvendës ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Naser Osmanin, i cili vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Vendimi i Thaçit pason zënkën që ndodhi sot në seancën e Kuvendit të Kosovës midis zotit Osmani dhe Fatmir Limajt, ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit.
Zënka midis dy zyrtarëve të lartë qeveritarë ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve rreth Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe heqjes ose jo të kësaj pike nga rendi i ditës së sotme në Kuvend.