Kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet
Laureta Rryçi
Qeveria përcakton kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet. Këtij vendimi i nënshtrohen të gjitha ndërmarrjet apo objektet e veçuara, mjetet kryesore dhe mjetet e xhiros së ndërmarrjeve, shoqërive tregtare dhe institucioneve, me kapital tërësisht shtetëror, për të cilat është dhënë miratimi i ministrit përgjegjës për privatizimin, për fillimin e procedurave të privatizimit apo të transformimit në shoqëri tregtare. Institucionet qendrore dhe organet e njësive të qeverisjes vendore, për pasuritë e ndërmarrjeve apo të institucioneve, që kanë në varësi administrative a në pronësi, e dërgojnë mendimin e tyre për privatizimin e këtyre pasurive ministrisë përgjegjëse për ekonominë. Ministri përgjegjës për privatizimin nxjerr urdhrin e miratimit për privatizim. Në rast se ministria përgjegjëse për privatizimin e pronës u kërkon institucioneve qendrore apo organeve të njësive të qeverisjes vendore kërkesën për prononcim privatizimi për pasuritë e ndërmarrjeve apo të institucioneve, të cilat i kanë në varësi administrative, këto institucione janë të detyruara, që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e kërkesës, të dërgojnë mendimin e tyre për privatizimin e këtyre pasurive. Në rast se ky afat tejkalohet, atëherë ministria përgjegjëse për privatizimin e pronës shtetërore ngre një komision, të përbërë nga tre anëtarë, i cili verifikon faktikisht objektin. Nëse pas këtij verifikimi rezulton se objekti është i braktisur dhe nuk përdoret
nga institucioni që e ka në administrim apo në pronësi, atëherë ministri përgjegjës për privatizimin e pronës shtetërore jep miratimin për privatizim të këtyre objekteve, duke e konsideruar të dhënë pëlqimin nga institucioni administrues për përfshirjen e tyre në privatizim dhe i kërkon institucionit administrues caktimin e një përfaqësuesi në komisionin e vlerësimit të pronës.
Privatizimi
Nëse institucionet qendrore dhe organet e njësive të qeverisjes vendore shprehen për mosprivatizimin e pasurive të ndërmarrjeve apo të institucioneve, që i kanë në varësi administrative,
ato duhet ta argumentojnë qartë këtë fakt. Komisioni i vlerësimit të pronës shtetërore, në zbatim të këtij vendimi, ngrihet nga
ministri përgjegjës për privatizimin. Ky komision kryesohet nga kryetari i degës së shoqërive publike, në prefekturën ku ndodhet
objekti, dhe në përbërje ka: ekspertin vlerësues, të licencuar; përfaqësuesin e ndërmarrjes apo të institucionit, në administrim të të cilit ndodhet objekti. Sipas nevojave të procesit të vlerësimit të objektit, nëse është e nevojshme, ministri
përgjegjës për privatizimin urdhëron që në komisionin e vlerësimit të marrë pjesë edhe eksperti kontabël apo ekspertë të tjerë të fushës përkatëse.
Komisioni
Ekspertët vlerësues në përbërje të komisionit të vlerësimit të pronës shtetërore përzgjidhen nga ministri përgjegjës për privatizimin e pronës shtetërore. Shpenzimet për përgatitjen
e dokumentacionit të vlerësimit (pagesa e ekspertëve etj.), bëhen nga ministria përgjegjëse për privatizimin, përveç rasteve kur ministri përgjegjës për privatizimin e pronës shtetërore urdhëron
pagesën nga institucione të tjera. Kjo pagesë do të jetë 2 për qind e vlerës së objektit apo të grup - objekteve të vlerësuara,
por jo më pak se 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë dhe jo më shumë se 300 000 (treqind mijë) lekë. Miratimi për përfshirjen në procesin e privatizimit të pasurisë së luajtshme, si elemente të
veçanta, bëhet nga institucioni përkatës i varësisë administrative. Pas nxjerrjes së miratimit të
privatizimit, ky institucion ngre komisionin e vlerësimit, për vlerësimin e pasurisë. Ky komision kryesohet nga përfaqësuesi përkatës i strukturës administrative dhe në përbërje ka 3 (tre) anëtarë, nga të cilët njëri duhet të jetë ekspert vlerësues i fushës përkatëse. Shpenzimet për përgatitjen e dokumentacionit të vlerësimit (pagesa e ekspertëve etj.), në rastin e mësipërm, mbulohen nga institucioni ose ndërmarrja, në administrim të të cilit ndodhet pasuria.
Vlerësimi i objektit
Ngritja e komisionit të vlerësimit për objektet ndërtimore, të cilat kanë qenë në administrim të një subjekti, që nuk ekziston më, bëhet sipas urdhrit të ministrit përgjegjës për
ekonominë. Komisioni i vlerësimit, në këtë rast, kryesohet nga kryetari i degës së shoqërive publike, në prefekturën ku ndodhet objekti, dhe përbëhet nga ekspertë vlerësues, të licencuar, sipas
nevojave të procesit të vlerësimit. Procedurat për vlerësimin e pasurisë shtetërore fillojnë me daljen e urdhrit të ministrit përgjegjës për privatizimin. Vlerësimi i objekteve bëhet nga komisioni i vlerësimit, në përputhje me vlerën reale të
tregut, në zbatim të legjislacionit në fuqi, duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut. Komisioni i vlerësimit mban përgjegjësi ligjore për vlerësimin e kryer dhe për dokumentet e hartuara e të nënshkruara prej tij (genplane, situacione, aktvlerësime etj.). Me daljen e urdhrit të ministrit përgjegjës për privatizimin për ngritjen e komisionit të vlerësimit të objektit, që do të privatizohet apo që do të përfshihet në fondin e kompensimit, komisioni i vlerësimit inspekton dhe verifikon gjendjen reale të objektit dhe më pas ekspertët
vlerësues të këtij komisioni, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, përgatisin genplanin e ndërmarrjes apo të objekteve, që do të privatizohen, ku përcaktohen qartë sipërfaqet nën objekt dhe trualli funksional, në pesë kopje origjinale. Dega e shoqërive publike përkatëse vendos një njoftim në objekt, si dhe në mjediset e organit të qeverisjes vendore ( bashki, komunë ), në territorin e të cilit ndodhet objekti, për efekt të ish - pronarëve të truallit, nëse ka. Eksperti vlerësues brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dalja e urdhrit për privatizimin
e objektit, përgatit genplanin përkatës, ku përcaktohen qartë sipërfaqja nën objekt, sipërfaqja funksionale dhe ajo e përgjithshme, në pesë kopje origjinale. Eksperti vlerësues mban përgjegjësi ligjore për hartimin e saktë të këtij genplani.
Komisioni i vlerësimit, pas marrjes së genplanit të përgatitur nga ekspertët, i drejton institucionit të prefektit, në territorin e të cilit ndodhet objekti, kërkesën për konfirmimin e këtij genplani. Prefekti autorizon një përfaqësues, i cili nënshkruan genplanet e objekteve të kërkuara nga dega e shoqërive publike. Institucioni i prefektit konfirmon genplanin e objektit, duke nënshkruar dhe vulosur, në pesë kopje origjinale, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e marrjes së kërkesës së degës së shoqërive publike përkatëse dhe i përcjell degës së shoqërive publike dokumentacionin, të nënshkruar dhe të vulosur nga ana e saj. Pas marrjes së genplanit, të konfirmuar nga prefektura përkatëse, dega e shoqërive publike i kërkon zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme hartën treguese të objektit, që do të privatizohet. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e
marrjes së kërkesës, i dërgon DSHP-së hartën treguese, me të dhënat përkatëse të objektit për privatizim, si dhe vërtetimin hipotekor a certifikatën e pronësisë, nëse ka. Tejkalimi i këtij afati ngarkon këtë institucion me përgjegjësi ligjore. 8. Dega e shoqërive publike, pas marrjes, nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të hartës treguese, me të dhënat përkatëse të objektit, i kërkon Agjencisë së Kthimit
dhe Kompensimit të Pronave konfirmimin nëse trualli, ku ndodhet objekti, ka pronarë, të njohur me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe çmimin përkatës të truallit, ku ndodhet objekti, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e çmimeve, nga kjo Agjenci dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur ky çmim nuk ekziston në hartën e çmimeve, atëherë ekspertët vlerësues përcaktojnë çmimin e shitjes së truallit të objektit, që do të privatizohet.
box
Vlera e çmimit të truallit
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e marrjes së kërkesës, ia dërgon degës së shoqërive publike konfirmimin për çmimin e truallit të
objektit, si dhe vendimet përkatëse të kthimit dhe kompensimit të pronave, të shoqëruara me planvendosjen e pronës,ku të jetë përcaktuar qartë kufiri i pronës, si dhe çdo informacion shtesë,
nëse ka, që lidhet me vendimin përkatës të kthimit dhe kompensimit të pronave. Eksperti vlerësues përcakton çmimin përkatës të truallit, ku ndodhet objekti përkatës,në
bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e çmimeve, të hartuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur ky
çmim nuk ekziston në hartën e çmimeve, atëherë ekspertët vlerësues përcaktojnë çmimin e shitjes së truallit të objektit, që do të privatizohet. Eksperti vlerësues mban përgjegjësi ligjore për vlerësimin e truallit të bërë prej tij.
11. Afati i plotësimit të dokumentacionit të vlerësimit për ndërtesat dhe ndërtimet, linjat e prodhimit dhe të shërbimit duhet të jetë jo më shumë se 50 (pesëdhjetë) ditë nga data e daljes së urdhrit për ngritjen e komisionit të vlerësimit nga titullari, ndërsa për makineritë, pajisjet, mjetet e
transportit etj., afati duhet të jetë jo më shumë se 20 (njëzet) ditë, nga data e daljes së këtij urdhri. Komisioni i vlerësimit mban përgjegjësi ligjore për respektimin e këtij afati.
Box
Dokumentacioni i përgatitur nga komisioni i vlerësimit i dërgohet:
Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për objektet ndërtimore dhe linjat e prodhimit ose të shërbimit, me shkresë përcjellëse, të nënshkruar e të vulosur nga dega e shoqërive
publike përkatëse, ku përcaktohen vlera e objektit, sipërfaqja e përgjithshme, ajo nën objekt e ajo funksionale. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, pasi kontrollon nëse ky
dokumentacion ka kaluar në hallkat përkatëse, ia përcjell atë Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike. Ministrisë së Financave (Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike), për
makineritë, pajisjet, mjetet e transportit, inventarin ekonomik, mjetet e xhiros etj., me shkresë përcjellëse, të nënshkruar dhe të vulosur nga dega e shoqërive publike përkatëse, kur asetet do të shiten të veçanta. Vlerësimi i pasurisë së ndërmarrjeve shtetërore, që transformohen, në zbatim të urdhrit
të ministrit përgjegjës për ekonominë, bëhet në përputhje me këtë vendim. Eksperti vlerësues i pasurive të paluajtshme harton genplanin përkatës të shoqërive aksionare dhe të shoqërive me kapital të përbashkët, të cilat janë në proces vlerësimi për privatizim, kur del i nevojshëm hartimi i një genplani të ri, i ndryshëm nga ai i përgatitur në çastin e themelimit
të shoqërisë. Shoqëria ia dërgon institucionit të prefektit, ku ka vendndodhjen shoqëria, kërkesën për konfirmim të genplanit, të hartuar nga ekspertët vlerësues përkatës. Institucioni i prefektit, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e marrjes së kërkesës, konfirmon genplanin e shoqërisë, duke e
nënshkruar dhe vulosur atë, në 5 kopje origjinale, dhe më pas ia përcjell shoqërisë. Detyrimet debitore dhe kreditore të ndërmarrjeve shtetërore që privatizohen mbyllen në
çastin e ndryshimit të pronësisë. Drejtori i ndërmarrjes shtetërore mban përgjegjësi për rritjen e debi-kredive nga data e shpalljes së ndryshimit të pronës shtetërore.
Për detyrimet debitore dhe kreditore veprohet, si më poshtë :
Kur bëhet privatizimi i të gjithë ndërmarrjes shtetërore, detyrimet debitore dhe kreditore i kalojnë shtetit. Institucioni qendror ose organet e pushtetit vendor, sipas varësisë administrative të ndërmarrjes, ngarkojnë një punonjës të sistemit financiar a një profesionist të lirë, me një kontratë të
posaçme për ndjekjen e arkëtimit, deri në 30 (tridhjetë) ditë nga data e dorëzimit të objektit. Këta kanë të drejtën e shpërblimit nga 5 deri në 10 për qind të shumave të arkëtuara, por jo më shumë se 12 (dymbëdhjetë) paga bazë të përgjegjësit të financës në këshillin e qarkut ose këshillin bashkiak. Ky shpërblim reduktohet deri në zero, nëse nuk zbatohet kontrata. Kjo kontratë duhet të jetë e vlefshme deri në 3 (tre) muaj dhe pas kësaj veprohet në bazë të ligjit nr.8901, datë 23.5.2003 “Për
falimentimin”. Kur bëhet privatizimi i pjesshëm i ndërmarrjes shtetërore, detyrimet debitore dhe kreditore të ndërmarrjes i kalojnë për ndjekje administratës për pjesën që mbetet shtetërore.
14 Korrik 2010