Kriteret për maturantët që janë arsimuar jashtë shtetit
Autori i Lajmit: red.
Shtetasit shqiptarë që kanë kryer shkollën e mesme jashtë shtetit dhe kanë një diplomë të barasvlershme me Dëftesën e Pjekurisë të Republikës së Shqipërisë kanë të drejtë të vazhdojnë studimet në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. Këta kandidatë, që kanë kryer shkollën e mesme jashtë shtetit për t u pranuar në institucionet e arsimit të lartë publik duhet të japin provimet e lëndëve me zgjedhje.
Afati
MASH bën të ditur se këta maturantë ose paramaturantë,(që do të japin provimet e lëndëve me zgjedhje), duhet të paraqesin për ekuivalentim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (Drejtoria e Kurrikulës dhe Monitorim, Vlerësimit) deri më 15 prill 2009 dosjen e dokumenteve.
Dokumentet
Kërkesën me shkrim për të vazhduar studimet e larta në institucionet e arsimit të lartë publik; Dëftesat origjinale me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara; Fotokopje e noterizuar e pasaportës/ letërnjoftimit ose certifikatë lindjeje me fotografi. Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ngrihet komisioni i posaçëm për ekuivalentimin e dokumentacionit të shtetasve shqiptarë që kanë kryer shkollat e mesme jashtë shtetit dhe që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në institucionet e arsimit të lartë publik.
Komisioni
Komisioni i posaçëm, pasi njeh vlefshmërinë e dëftesës shkollore të shtetasve shqiptarë që kanë kryer shkollën e mesme jashtë shtetit, ndjek disa hapa. Së pari bën përllogaritjen e notës mesatare të viteve të shkollimit dhe të notave të provimeve të detyruara D1 dhe D2 ose, në mungesë të këtyre të fundit, të notave përkatëse të këtyre lëndëve. Së dyti përcjell zyrtarisht rezultatet e mësipërme në Komisionin e Maturës Shtetërore pranë Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ku shtetasi ka vendbanimin, brenda datës 30 prill 2009.
Formularët
Komisioni i Maturës Shtetërore pranë Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore ndjek hapat e mëposhtëm: cakton shkollën ku shtetasi do të kryejë provimet me zgjedhje dhe do të plotësojë formularët A1 dhe A2; përcjell pranë shkollave përkatëse notat që ka përcaktuar Komisioni i Posaçëm; dorëzon zyrtarisht dhe në formë elektronike në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) formularët A1 të plotësuar nga shtetasit dhe përmbledhësen e të dhënave të shtetasve sipas tabelës T, brenda datës 5 Maj 2009. Formularët A2 plotësohen nga shtetasit brenda datës 30 qershor 2009 dhe dorëzohen në Komisionin Shkollor të Maturës Shtetërore.
Artet
Shtetasit shqiptarë, që duan të vazhdojnë studimet vetëm në Akademinë e Arteve të Bukura, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve si dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, mund të konkurojnë në këto institucione të arsimit të lartë publik pa qenë të detyruar të japin provimet e lëndëve me zgjedhje. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Kurrikulës dhe e Monitorim Vlerësimit, Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.
Matura 2009
Dokumentet për maturantët jashtë
Shtetasit shqiptarë që kanë kryer shkollën e mesme jashtë shtetit dhe kanë një diplomë të barasvlershme me Dëftesën e Pjekurisë të Republikës së Shqipërisë kanë të drejtë të vazhdojnë studimet në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. Shtetasit shqiptarë, që kanë kryer shkollën e mesme jashtë shtetit për t u pranuar në institucionet e arsimit të lartë publik duhet të japin provimet e lëndëve me zgjedhje.
1. Shtetasit shqiptarë, që do të japin provimet e lëndëve me zgjedhje, paraqesin për ekuivalentim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (Drejtoria e Kurrikulës dhe Monitorim, Vlerësimit) deri më 15 prill 2009 dokumentet e mëposhtme
2. Kërkesën me shkrim për të vazhduar studimet e larta në institucionet e arsimit të lartë publik.
3. Dëftesat origjinale me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara
4. Fotokopje e noterizuar e pasaportës/letërnjoftimit ose certifikatë lindjeje me
fotografi.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2009