Shqipëria të aplikojë para zgjedhjeve, shqyrtimi pas tyre
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian deklaroi në Bruksel se Shqipëria është e ftuar të aplikojë për statusin kandidat në tre muaj e gjysmë që i kanë mbetur, por se shqyrtimi i kërkesës nga 27 vendet anëtare do të bëhet pas zgjedhjeve në vend, gjatë presidencës pasardhëse suedeze. “Ndoshta do të ketë zgjedhje të suksesshme, dhe nëse dëshmohet se do të zhvillohen me sukses të plotë ky do të jetë rekomandimi më i mirë për Shqipërinë dhe për këtë gjë nuk ka asnjë dyshim. Ne do të ishim shumë të lumtur nëse Shqipëria aplikon gjatë presidencës sonë, atëherë ndoshta procesi do të marrë pak kohë dhe gjatë presidencës suedeze që është po kaq mikpritëse sa presidenca jonë, unë jam i sigurt se Karl Bild do t ju mbështesë po aq sa ju mbështes dhe unë”, - deklaroi Karel Shvarzenberg, ministër i Jashtëm i Çekisë. Ministri i Jashtëm i Suedisë dhe i presidencës pasuese të BE-së, sqaroi se megjithëse proceset ndonjëherë mund të duken të gjata në kohë, e rëndësishme është të ecet përpara dhe se angazhimi i BE-së është i palëkundshëm për vendet që plotësojnë kriteret. “Dhe unë sigurisht e konfirmoj këtë gjë. Dua të them se jeni gjithnjë të mirëpritur gjatë presidencës çeke si gjatë asaj suedeze. Por duhet kuptuar se pastaj do të pasojë një proces i gjatë, me përgatitjen e opinionit nga Komisioni dhe eventualisht me politika vendimmarrëse shtesë. Aplikimi dhe kalimi nga Këshilli tek Komisioni është shumë teknik dhe mund të marrë pak kohë gjithashtu”, - u shpreh Karl Bildt, ministër i Jashtëm i Suedisë, presidenca pasuese e BE-së. Për Malin e Zi që ka aplikuar për statusin kandidat në dhjetor të vitit të kaluar, Shvarzeberg tha se këshilli do t i japë dritën jeshile Komisionit gjatë kësaj presidence që të fillojë me përgatitjen e opinionit. Për Shqipërinë, çekët pranuan se nuk kanë dashur që vendi të aplikojë më parë, pasi për ta do të kishte qenë më e vështirë të mbronin dy vende njëherësh. Duke i shtyrë shqiptarët të aplikojnë nga fundi i mandatit të tyre, çekët përfitojnë kështu pjesën e mirë të procesit, dorëzimin historik të aplikimit në Pragë, duke i lënë barrën e rëndë të shqyrtimit pasardhësve suedezë, pas zgjedhjeve të qershorit në Shqipëri.
Basha-Pojar
Çekia i kërkon Tiranës zyrtare koordinim për aplikimin
Qeveria shqiptare ka përsëritur edhe një herë se nuk do të tërhiqet nga prioritetet e politikës së jashtme të saj që janë aplikimi për anëtar në BE dhe liberalizimi i plotë i vizave për qytetarët shqiptarë. Këto deklarata i ka ripërforcuar ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha, në një takim të zhvilluar me zv.ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Tomas Pojar. Pojar po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të koordinimit të veprimeve ndërmjet Presidencës çeke të BE-së dhe Shqipërisë në funksion të avancimit të mëtejshëm të proceseve integruese të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. “Aplikimi për vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe liberalizimi i plotë i vizave për qytetarët shqiptarë janë prioritete absolute të qeverisë shqiptare dhe të politikës së jashtme”, - tha Basha. Ministri vlerësoi mbështetjen dhe inkurajimin që Presidenca çeke, vendet e tjera anëtare të BE-së dhe Komisioni Evropian i kanë dhënë Shqipërisë në këto dy drejtime të rëndësishme. Duke e konsideruar gjashtëmujorin e Presidencës çeke të BE-së si periudhën më të përshtatshme për Shqipërinë për të aplikuar për vend anëtar të BE-së, Basha dhe Pojar vlerësuan se është mjaft i rëndësishëm koordinimi i hapave të mëtejshëm diplomatikë për të realizuar aplikimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit ranë dakord që të dy palët të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm dhe intensiv në javët e ardhshme. Gjatë takimit, Basha dhe zv.ministri çek vlerësuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe, si në dimensionin politik, ashtu dhe marrëdhëniet ekonomike. Pojar u shpreh se qeveria e Republikës Çeke do të vijojë të inkurajojë më tej biznesin çek për të investuar në Shqipëri. Stabiliteti politik dhe ekonomik i vendit është një faktor mjaft i favorshëm për investimet çeke në Shqipëri, theksoi ai.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2009