Shqipëria anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të Euro-Mesdheut
Autori i Lajmit: red.
Shqipëria anëtarësohet në Asamblenë parlamentare të Euro-Mesdheut (EURO-MED), bëhet e ditur nga burime brenda zyrës së shtypit të Kuvendit. Ky lajm iu bë i ditur Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë punimeve të Asamblesë parlamentare të Euro-Mesdheut, që po mbahet në Bruksel. Kryetarja e Kuvendit, në emër të Parlamentit shqiptar, falënderoi kryetarin e Parlamentit Evropian, Pottering, dhe presidentin e radhës së Asamblesë Parlamantare të Euro–Mesdheut, njëherësh kryetar i Parlamentit të Jordanisë, Majali. Asambleja Parlamentare Euro-Mesdhetare (EURO-MED) është institucioni parlamentar i Procesit të Barcelonës me pushtet konsultativ, i bazuar në Deklaratën e Barcelonës. Konferenca Euro-Mesdhetare e Barcelonës ka lançuar Partneritetin Euro-Mesdhetar me pikësynim promovimin e paqes dhe prosperitetit përmes një strategjie të përbashkët mbi çështjet politike, të sigurisë si dhe ato ekonomike, kulturore dhe shkëmbimeve humane. Asambleja përbëhet nga 260 anëtarë, 130 mes të cilëve anëtarë të parlamenteve kombëtare të BE-së dhe anëtarë të Parlamentit Evropian, si dhe 130 anëtarë të parlamenteve të vendeve të Mesdheut. Gjatë punimeve në Bruksel të kësaj Asambleje, kryetarja Topalli u takua me përfaqësues të Parlamantit Evropian, por dhe me kryetarë të parlamenteve të vendeve anëtare të EMPA-s. Në takimin me Presidentin në detyrë të KE-së, Shvarzenberg, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Çekisë, vendi që mban kryesinë e radhës në BE, Topalli e vuri theksin tek liberalizimi i vizave, si një çështje me interes kombëtar për Shqipërinë. “Diplomacia parlamentare është përqendruar me të gjitha mekanizmat e saj në këtë ambicie kryesore të politikës shqiptare dhe që paraqet një interes të jashtëzakonshëm për të gjithë shtetasit tanë", - u shpreh Kryetarja e Kuvendit, gjatë takimit me zyrtarin e lartë çek. Sipas saj, heqja e vizave është objektiv kryesor për shtetin shqiptar që synohet të realizohet, në një kohë rekord. Nga ana e tij, ministri Shvarzenberg shprehu mirëkuptimin e tij të plotë për çështjen e liberalizimit të vizave të shqiptarëve, si dhe përcolli vlerësimet e tij më pozitive për hapat dhe reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, në procesin e integrimit.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2009