E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriteret për të kandiduar për drejtues shkolle

Kanë të drejtë të aplikojnë për të fituar certifikatën e drejtuesit, personi që: ka kryer studime universitare të ciklit të dytë ose të tretë në fushën e drejtimit, administrimit dhe menaxhimit të arsimit, ose ka marrë diplomën e mësuesit sipas kritereve të nivelit përkatës të arsimit, ka të paktën kategorinë e tretë të kualifikimit të mësuesve dhe në provimin e kualifikimit të mësuesve është vlerësuar të paktën “Mirë”. Personat të cilët aplikojnë për certifikatën e drejtuesit nuk duhet të jenë në proces administrativ ose penal. Gjithashtu, ata duhet të paraqesin dy rekomandime pozitive nga eprorë të drejtpërdrejtë me të cilët kanë punuar gjatë pesë viteve të fundit. Ndërkaq, do të lejohen të hyjnë në provimin e kualifikimit pa marrë pjesë në trajnime: personat që kanë kryer studime universitare të ciklit të dytë ose të tretë në fushën e drejtimit, administrimit dhe menaxhimit të arsimit në shkolla të larta të akredituara; personat që ushtrojnë detyrën e drejtorit të institucionit arsimor të paktën 5 vite të plota shkollore të njëpasnjëshme deri në datën e nxjerrjes së udhëzimit të ministrit për kualifikimin e drejtuesve (22.11.2010); personat që kanë ushtruar detyrën e drejtorit të institucionit arsimor për të paktën 10 vite të plota shkollore jo të njëpasnjëshme deri në datën e nxjerrjes së udhëzimit të ministrit për kualifikimin e drejtuesve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›