E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifat e provimit nga 30 mijë deri në 120 mijë lekë

Provimi i shtetit, për të marrë licencën e ushtrimit të profesionit, përveç përgatitjes kërkon edhe kosto. Tarifat për t’iu nënshtruar këtij provimi do të variojnë nga 30 mijë lekë deri në 120 mijë, ndërsa shuma që do të paguhet do të varet nga dhënia e provimit. Kështu, për kandidatin që e jep provimin për herë të parë vlera është 30 mijë lekë. Për kandidatin që e jep provimin për herë të dytë vlera është 50 mijë lekë. Për atë që i nënshtrohet provimit për herë të tretë tarifa shkon në 80 mijë lekë, për herë të katërt në 100 mijë lekë. Ndërsa herën e pestë, që është edhe e fundit, pasi kandidati ka të drejtë të japë provimin e shtetit jo më shumë se 5 herë, vlera shkon në 120 mijë lekë. Ndërkaq, janë përcaktuar edhe rregullat e vlerësimit të kandidatëve në provimin e shtetit, ku minimumi i pikëve që duhet për ta kaluar me sukses është plot 50 pikë. Provimi me shkrim vlerësohet si i kryer me sukses, nëse kandidati merr jo më pak se 50 pikë nga 100 të mundshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›