E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria arritje cilësore në luftën kundër turbekulozit

Autori i Lajmit: Red.
Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, ka marrë pjesë në Samitin e ministrave të shëndetësisë të vendeve europiane, zhvilluar në Berlin (Gjermani) gjatë dy ditëve të fundit, njoftoi të martën zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas këtij njoftimi, në këtë samit temë kryesore e debatit ishte nevoja për një plan konkret dhe gjithëpërfshirës të shteteve europiane, kundër sëmundjes së tuberkulozit. Pas dy ditësh diskutime, ministrat ranë dakort për miratimin e një deklarate angazhimesh, përmes të cilës përcaktohen të gjitha masat që duhet të merren nga shtetet anëtare në luftën kundër tuberkulozit, duke ju referuar njoftimit për shtyp. Deklarata shpreh në formë të detajuar të gjitha masat, angazhimet dhe hapat konkretë që do të ndërmerren për evitimin, trajtimin dhe shërimin e të sëmurëve me tuberkuloz, sipas strategjisë europiane në këtë fushë deri në vitin 2015. OBSH dhe shtetet perëndimore kanë vlerësuar progresin e shënuar në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ky lajm është publikuar: 24/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›