Kriteri i Ramës për Avokatin e Popullit: “Të jetë persekutor i komunizmit”

Sot zbardhet edhe farsa e PS për të marrë peng në emër të konsensusit një institucion kushtetues
Procesi i përzgjedhjes së kandidaturës së Avokatit të Popullit, i amplifikuar dhe mediatizuar aq shumë nga ana e PS-së, po tregon se është një degjenerim. Degjenerimi i këtij procesi nuk qëndron aq në faktin e “përzgjedhjes” së “të ftuarve nga shoqëria civile e komisionit përzgjedhës” që do të bëjnë përzgjedhjen e kandidaturave, se sa nga emrat e vetë kandidatëve, të cilët, në pjesën më të madhe të tyre, nuk plotësojnë “pikën 6” të “Paktit për Shqipërinë si gjithë Europa”, që Edi Rama trumbetoi me forcë, jo më larg se 23 shtatori i këtij viti. Për ata që nuk e mbajnë mend, por edhe për ata që nuk e dinë “përmbajtjen” e “pikës 6” të këtij “pakti...”, kujtojmë se Edi Rama deklaronte, as më shumë e as më pak se..., “Të zgjedhim konsensualisht Avokatin e Popullit duke votuar bashkërisht për një figurë publike që nuk ka milituar në radhët e dy partive të mëdha”. Nisur nga kjo ligjëratë e drejtë e kryesocialistit, nuk po ndalemi shumë për të ironizuar me termin “konsensualisht” që ka artikuluar Edi Rama, që me sa duket me këtë term kupton përzgjedhjen e kandidaturave prej “të ftuarve nga shoqëria civile e komisionit përzgjedhës”..., të cilët këta “të ftuar” vetë i ka emëruar “jokonsensualisht”. Dhe këta “të ftuar”, të emëruar “jokonsensualisht” nga Edi Rama, nuk kanë se si të mos përçojnë afeksionin dhe të kaluarën e tyre si persekutorë të komunizmit, duke e vendosur “kriter kryesor”, edhe për kandidatët për kandidatë ët Avokatit të Popullit. Dhe 12 emrat e përzgjedhur, pak lënë mundësi që të mos besohet dhe konsiderohet përmbushja “e kriterit kryesor” prej tyre, ai i “të qenit persekutor të komunizmit”... ... Po e tejkalojmë këtë ironizim, për faktin e thjeshtë dhe të njohur se mazhoranca ia ka lënë opozitës paraqitjen e një kandidature për Avokatin e Popullit. Por, ama, nuk mund të tejkalohen dhe të zhvlerësohen dy kriteret e tjera, ai i “një figure publike” dhe ai tjetri i “mosmilitimit në radhët e dy partive të mëdha”. Nga 12 kandidaturat e mbetura në garën e shpallur nga PS-ja, ndërsa një pjesë janë anonimë, për pasojë “jo figura publike”, ata që mbeten, personat publik, dekonspirojnë “militimin e tyre në radhët e dy partive të mëdha”..., sepse..., sepse..., dikush ka qenë ministër i PS-së, dikush zëvendësministër i PS-së, dikush këshilltar i ndonjë kryeministri të PS-së, apo dikush tjetër anëtar i PS-së në KQZ... Këtu ka vend për të konstatuar e vënë në dukje, se çuditërisht, të gjithë, “të dymbëdhjetët”..., lidhje vetëm me ndonjë (mos)militim të mundshëm në PD, nuk kanë. Të jetë rastësi që “pikës 6” të “paktit...” të Edi Ramës ti jenë përgjigjur vetëm (mos)militantë të PS-së, duke refuzuar ftesën e tij “dashamirëse” për të aplikuar për kandidat të Avokatit të Popullit edhe (mos)militantë të PD-së, si një nga “dy partitë e mëdha”...? Apo..., apo..., inflacioni i kandidaturave (mos)militante të PS-së, i bënte ata më “të sigurt” se kandidaturat e mundshme, por të munguara, (mos)miltante të PD-së, të cilat “pasigurinë” e tyre e lidhin me paragjykimin prej të përzgjedhurve “të emëruar jokonsensualisht” nga ana e Edi Ramës, të cilët janë asgjë më shumë se “të ftuar nga shoqëria civile në komisionin përzgjedhës”...
...