Kastriot Islami: Nuk kam akoma ftesë nga PD, por do e thyeja një tabu
Deputeti Kastriot Islami, duke folur në emisionin Prizëm në Albanian Screen, deklaroi se nuk ka akoma një ftesë nga Partia Demokratike, por u shpreh i gatshëm për të thyer një tabu, që nënkupton kandidimin e tij për PD-në.
Nuk kam një ofertë konkrete, të cilën unë duhet ta shikoj, dhe tjetra, edhe sikur të kisha një ofertë konkrete, sot akoma nuk kam një vendimmarrje midis këtyre dy opsioneve. Me sa duket është një vendimmarrje e vështirë, dhe do ta marr vendimin në minutat e fundit, siç e marrin edhe liderët shqiptarë për të nxjerrë listat në minutën e fundit, tha Islami
Ne politikën e kemi filluar relativisht jo shumë të rinj. Te ne demokracia ka ardhur në vitin 1990 dhe kështu që mosha jonë matet me 20 vjet. Më këtë kuptim, ndryshimi i bindjes nuk është ndonjë gjë shumë e madhe do thosha unë, por nuk është as argument për tu justifikuar. Unë doja të thosha dhe këtë gjë, unë doja të thyeja edhe një temë tabu, vijoi Islami./ep