Fëmijët e rrugës ; Lypja “largohet” në vitin 2009
Në moshë të mitur dhe me trup njomëzak, mund t`i pikasësh në rrugë e rrugica të ndryshme të kryeqytetit. Gjithmonë aty, në pritje, të një kalimtari që do të tregohet zemërgjerë, a do të preket nga fytyra e tyre e njomë për të dhënë ndonjë të hollë e për të shtyrë edhe një ditë. Sipas ministrisë përkatëse, shpeshherë ata shfrytëzohen nga vetë prindërit, për të grumbulluar ca lekë më shumë në shtëpi.
Urdhri i Kryeministrit të vendit për largimin e tyre nga rruga, nuk ka qenë aq i rreptë për të ndërmarrë një aksionin të fuqishëm. Ndërsa për sa i përket afatit të lënë nga Ministria e Punës për të plotësuar kërkesën, i duhet edhe një vit kohë.
Fëmijët, të largohen?
Një mënyrë e mirë apo thjesht mjet për mbijetesë. Nuk mund të anashkalohen fëmijët e rrugës. Çdo ditë e më shumë ata kërkojnë të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë. Duke na ndaluar në rrugë apo thjesht duke qëndruar në një cep të rrugës ata kërkojnë që t’u japim lëmoshë.
Jo vetëm fëmijë të moshave shkollore gjenden në rrugë për të lypur, por prej kohësh të vetme në rrugë janë edhe foshnjat që braktisen për disa orë të tëra nën rrezet përvëluese të diellit për t’u tërhequr më pas në orët e vona të darkës nga e ëma e tyre.
Teksa tentoj t’u afrohem fëmijëve të rrugës, është disi e vështirë të komunikosh me ta. Në pamje të parë të presin me mirësjellje, pasi mendojnë se po bëhesh ti personi i radhës që po i fal ndonjë lek.
Në këtë moment, ata të qeshin dhe me mirësjellje të afrohen gjithashtu. “Më fal ndonjë lek zoti të ndihmoftë”, – kështu u shpreh njëri prej tyre. Një refren që e dëgjon jo vetëm në gojën e njomëzakut të rrugës së ish-Bllokut, po të shumë prej tyre që bëjnë të njëjtën gjë në vende të ndryshme.
Mario është një fëmijë i vogël, pasi kur e pyet për moshën ai përgjigjet që e di mamaja e tij pasi ai s’e mbante mend. Ndërsa kur e pyet se sa lek fiton me anë të këtij profesioni, përgjigjet: “Ka raste që marr 5 mijë lekë, ka raste që me shumë këmbëngulje arrij të fitoj edhe 10 mijë lekë”.
Mario tregon se nuk e ka shumë qejf këtë “profesion”, pasi ai si të tillë konsideronte, por vështirësitë ekonomike që ka, detyrohet që të punojnë me hir apo me pahir.
Kur i drejton atij pyetjen dhe shumë fëmijëve të tjerë që u grumbulluan në ato pak momente bisede me Marion mbi largimin e tyre me dhunë nga rruga, ata njëzëri shprehen se “kjo është e vetmja mënyrë e mbijetesës. Po na larguan nga rruga, ne do të vdesim urie”.
Berisha
Nga ana tjetër, e qartë dhe tejet e vendosur ka qenë kërkesa e Kryeministrit Sali Berisha gjatë një takimi në ditën ndërkombëtare të fëmijëve me ministrin e Punës dhe Çështjes Sociale, Kosta Barka.
Madje Berisha i vë atij afat për heqjen e lypësve të mitur nga rrugët e Shqipërisë. Asokohe, ministri i Punës, Barka, pranoi situatën e rëndë, në të cilën ndodhen mijëra fëmijë. Por, premtimi i tij i vetëm ishte hartimi i një ligji për të drejtat e tyre.
I njëjti urdhër është vënë në funksion prej kohësh policëve bashkiakë. Këta të fundit nuk duhet të lejojnë asnjë lypës në rrugët e kryeqytetit. Shumë prej tyre kanë qenë edhe pre e dhunës të policëve bashkiakë, por që gjithsesi lypësit nuk e harrojnë dot zakonin e vjetër duke dalë sërish në rrugë për të fituar kafshatën e gojës.
Ministria e Punës
Një qershor 2009, Ministria e Punës do të ketë gati ligjin që mbron fëmijët nga shfrytëzimi, mosarsimimi dhe abuzimi i prindërve. Ndërsa ndaj këtyre të fundit do të këtë masa të rrepta deri dhe heqje kujdestarie.
Grupi i hartimit të ligjit për të drejtat e fëmijëve është duke studiuar modelet e huaja se si të mbrohen sa më mirë të miturit nga abuzimi i prindërve. Format më të rrepta për ndëshkimin e abuzuesve njihen në Amerikë dhe Kanada, ku prindërit i hiqet përgjithnjë e drejta mbi fëmijën.
Ndërsa në kodin tonë penal dënohet me burg çdo prind që shfrytëzon apo dhunon fëmijët. Por zbatimi i tij është i pamundur, pasi në ligj nuk përcaktohet institucioni që duhet të ndërhyjë për mbrojtjen e të miturve.
Deri tani nuk ekziston asnjë shifër zyrtare për fëmijët që shfrytëzohen në rrugë apo për qëllime të tjera.
Nëpërmjet një projekti aktual Ministria e Punës do të trajtoje 320 fëmijë problematikë. Prindërit e tyre do të punësohen, me kusht që fëmijët të braktisin punën e rrugës. Bëhet me dije se Ministria e Punës do të regjistrojë fëmijët romë, pasi ata janë kontingjent trafikimi.