Tiranë; Prostitucioni, arrestohet 25-vjeçarja nga Durrësi
E dënuar më parë për kallëzim të rremë, nga seksioni Kundër Trafiqeve, u krye arrestimi në flagrancë i shtetases Sonila Ymeri, 25 vjeç, lindur dhe banuese në Durrës. Sipas burimeve zyrtare policore, arrestimi i saj u krye sepse dy ditë më parë, rreth orës 21:00, u kap në flagrancë në afërsi të 9-katësheve, duke kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas, kundrejt shumës së parave prej 1000 lekësh. Materialet për këtë shtetase, sipas të njëjtave burime, i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale të “prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.