E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia dhe Haga



Assesi nuk kuptohen gjëra të pakuptimta në politikë. Në politikë ngatërrohen gjërat në interpretime. Interpretimet flasin shumë për hapat dhe për rrugën që ndiqet, rrugën që synohet dhe për rrugën që është e planifikuar të ecet nga plani i hartuar kombëtar, shtetëror e rajonal integrues. Por qoftë interpretimi, qoftë planifikimi apo vetëm gafë politike assesi me një politikë të çoroditur të Serbisë, Kosova dhe qytetarët e saj nuk e kuptojnë Kryeministrin e ri serb, Cvetkoviç kur tha: “Rikonfigurimi i forcave ndërkombëtare në Kosovë është i mundur, por se kjo duhet të jetë rezultat i marrëveshjes me Serbinë dhe e verifikuar me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”. Cvetkoviç ka deklaruar se Serbia do të kërkojë nga Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara që Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës të deklarohet për "legjitimitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës". Nuk e kuptojnë as qytetarët serbë në Serbi, nuk e kupton as HAGA e nuk do ta kuptojë askush.

Ky nuk është interpretimi i gabuar, por është helmi i të gjithë serbëve kundrejt Kosovës dhe statusit të saj. Në Serbi kushdo që vjen, kushdo që shkon, vjen dhe shkon i helmuar. Helmi i Ballkanit ka një burim - Serbinë.

Bota moderne politike, nëse kishte për të gjykuar në bazë të deklarimeve boshe dhe banale, Serbia do të ishte në grupin elitar të kësaj natyre deklarative.

Intrigat dhe diplomacia e rreme serbe, gjenocidi i tyre bërë popullit shqiptar në Kosovë, jo vetëm që ka qenë më tronditës në dekadën e fundit në botë, por është dhe do të mbetet një rrëfim përrallor kur do të figurohet për “shtrigën në Ballkan” dhe për problemet që shkakton ajo.

Ndryshimet në qeverinë serbe jo që nuk dhanë asnjë nuancë freskuese politike për të qenë vetë Serbia një element që do ta pranojë Republikën e Kosovës, me të vetmin kusht për të menduar në rehabilitimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje në të ardhmen, ajo tash me një Kryeministër si ky Cvetkoviç edhe më propozon që “Kosova të shkojë drejt Hagës” për fatin e saj, statusin e saj.

Kjo është politika e tyre, është njohja me politikën botërore, është kërkesa më banale e shekullit, është anomalia e të menduarit politik që ndryshe nuk do të quhet pos “Çmenduria e një reagimi të çmendur”.

Kosova dhe Tribunali Ndërkombëtar i Hagës besohet se kanë nxjerrë tash për tash nga plani i bashkëpunimit serinë e dënimit: shqiptari dhe ushtari nga Kosova në Gjyqin e Hagës, sepse Kosova respektoi dhe bashkëpunoni me Tribunalin e Hagës, duke respektuar parimet dhe detyrat e planit dhe politikave demokratike.

Tashmë këtij tribunali për t’i “zgjatur jetën” dhe procesin, si duket po i shkojnë si Karaxhiçi, edhe një ditë sa më shpejt Mlladiç, për të filluar me një përmbajtje tjetër, të ulet aty agresori i gjithë rajonit.

Kosova do të ecë në rrugën e vet të integrimeve, por përderisa ka kësi kryeministrash në Serbi, procesi i rregullimit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me Serbinë dhe të gjitha shtetet në rajon, do të jetë mjaft i ndërlikuar sepse nuk lënë figurat serbe që irritojnë jo vetëm popullin e vet serb brenda saj, por edhe tërë Kosovën për deklarimet e çmendura të një politike tërësisht të çmendur që me çmendurinë e tyre kanë destabilizuar shumë herë Ballkanin dhe shtetet në të.

Kosova do t’u ndihmojë proceseve në rajon, nuk do të ndalet në egon e sëmurë gjenocidiale të Serbisë, por këtë gjë ia ka besuar dhe ka respektuar normativën e të drejtës ndërkombëtare në drejtësi të rendit botëror, andaj kurrë Haga dhe Kosova nuk sulmohen në qëndrime politike bazuar në këtë bashkëpunim.

Një kryeministër si ky i fundit në shtetin fqinj të Serbisë, është edhe një gur në pusin ku e shikojnë ato fytyra rajoni dhe ndërkombëtare për t’i ndihmuar edhe një herë një qeverie të re në Serbi, se si me nxjerrë këtë gur...

*Kosova Press

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›