E Diel, 1 Nëntor 2026

Advocaat drejton Rusinë

Federata e Futbollit e Rusisë ka bërë të ditur të hënën se holandezi Dick Advocaat është selektor i ri i ekipit kombëtar të Rusisë. “Dick Advocaat është selektor i ri i Kombëtares ruse”, tha një zëdhënës i Federatës së Futbollit të Rusisë për agjencitë e lajmeve në vend.

Advocaat do të zëvendësojë bashkëkombësin Guus Hiddink, i cili dështoi të udhëheqë Rusinë drejt play-offit për kualifikim në kampionatin botëror ‘Afrika e Jugut 2010’. Advoccat do të kombinojë rolet, pasi aktualisht është edhe trajner i klubit holandez, AZ Alkmaar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›