E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritikat e Boshtinarut reagojne demokratet

Kritikat e eurodeputeti rumun Viktor Boshtinaru kane sjelle reagimin e demokrateve. Gjate takimit te 4-t te Komitetit Parlamentar te Stabilizim-Asociimit BE ndash Shqiperi eurodeputeti rumun u shpreh Kam nje pyetje nese te gjithe e mirepresin. Nese jeni kaq mire pse Shqiperia eshte kaq vone pse keni humbur dy vjet Duket se Keshilli i BE-se do ta shtyje statusin kandidat deri ne mars per disa vende te Ballkanit pasi kane bere me mire se Shqiperia. Vendi juaj eshte ende duke pritur. Pra eshte nje problem dramatik pse kaq vone Pyetja tjeter a do jete i qendrueshem ky proces jo vetem me fjale te mira por edhe duke zbatuar cdo gje. Boshtinaru e vuri theksin fort tek ekzistenca e korrupsionit ne vend qe sipas tij eshte me shume i dukshem ne sistemin gjyqesor. Nje tjeter element me rendesi sipas tij eshte dhe reforma elektorale. Kjo reforme duhet te behet nepermjet procedurave vendimeve konsensuale per te siguruar qe zgjedhjet e radhes qe vjen te jene te lira dhe te parandalojne ndonje vjedhje te mundshme - deklaroi ai. Kjo deklarate solli reagimin e demokratit Viktor Gumi i pranishem ne kete tryeze. Besoj qe ne nuk zgjidhim gje nese ne kete mbledhje e konsiderojme si nje instance apelimi per cdo problem qe mund te kemi apo diskutim e kendveshtrim personal. Nisur nga diskutimi i pare i zotit Boshtinaru qe permendi vjedhje elektorale. Kete fjale une nuk e gjej as ne raportet e BE-se as ne raportet e OSBE-ODIHR-it apo te dhjetera institucioneve te tjera qe kane diskutuar kete gje. E kuptoj qe ne mund te ndajme ceshtje personale teresisht te ndryshme por ky nuk eshte forum per te manifestuar ceshtje personale. Une besoj se ky komitet funksionon sipas nje rregulloreje. Ne takohemi dy here ne vit njehere ketu dhe njehere ne Bruksel dhe jemi per te diskutuar progresin qe ka bere vendi yne te metat gjerat negative apo pozitive qe jane zhvilluar. Nese ne 2011 do ti kthehemi perseri atyre ceshtjeve qe jane diskutuar apo sterdiskutuar per 3 apo 4 mbledhje te tjera une besoj se nuk do te arrinim ta mbyllnim kete diskutim - deklaroi ai. Me tej ne vijim te kunderpergjigjes deputeti demokrat renditi punen konkrete qe eshte bere per luften kunder korrupsionit krimit te organizuar apo dhe pavaresise se gjyqesorit. Sfidat ngelen implementimi dhe zbatimi i legjislacionit. Te gjithe jemi dakord se legjislacioni eshte i standardeve nderkombetare perfshire dhe Kodin Zgjedhor i cili mese njehere eshte pare si baze per zgjedhje te lira e demokratike por njekohesisht nuk duhet te harrojme ate qe eshte primare per ne si parlamentar dhe qe ka te beje me miratimin e ligjeve - tha ai. Gumi shtoi se mbetet ende per tu kaluar testi i votimit te ligjeve me 3/5 qe kane te bejne me kodin penal civil apo gjykaten administrative. Reagimi i demokrateve vijoi me deputetin Jemin Gjana sipas te cilit eurodeputeti me pyetjet e tij e ktheu debatin ne mbledhjet e kaluara. Shqetesimit te Boshtinarut per pavaresine e medias ne vend duke permendur dhe gjoben per nje televizion Gjana iu pergjigj E vetmja gje qe dua te them eshte se koha kur shqiptaret kane pasur armiqesi me fqinjet jane kohe te largeta per Evropen dhe shqiptaret. Me rumunet nuk kemi pasur kurre ndonjehere armiqesi. Eumlshte e drejta juaj te mbroni kedo por une besoj se ky vend e ka aq pavaresi per ti marre disa vendime per pasurite e tij. Une nuk besoj se menaxhimi i pronave ne kete vend eshte atakim ndaj medias. Shpresoj te keni informacione me te detajuara qe pastaj ta lidhni sulmin ndaj medias si menaxhim te pronave ne Shqiperi - deklaroi Gjana.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›