E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave per Kosoven replika Balla - Beja

Liberalizimi i vizave per qytetaret e Kosoves ka kaluar me diskutime ne fund te tryezes nderparlamentare BE - Shqiperi per Stabilizim-Asociimin. Deputeti Taulant Balla para perfundimit te diskutimeve dhe marrjes se vendimit te miratimit te rezolutes se perbashket BE -Shqiperi theksoi se eurodeputetet duhet te diskutojne per liberalizimin e vizave ne Kosove.

Ceshtja qe kisha per procedure qe delegacioni shqiptar te binte dakord qe ti kerkonim eurodeputeteve qe ne nje seance sa me te afert te komisionit te jashtem te PE-se te diskutohet per vizat e Kosoves. I propozoj te kemi mundesine qe ne nje seance sa me te pare te mbeshtesim nje vendim te europarlamentareve per liberalizimin e vizave per Kosove - propozoi Balla. Por kreu i delegacionit shqiptar Fatos Beja deklaroi se kjo ceshtje ishte jashte procedure. Kembenguljes se deputetit socialist kryesuesi i delegacionit parlamentar ne bisedime iu pergjigj Ky komitet nuk ka mundesi te beje rezolute tjeter. Ju nuk keni bere asnje amendament. Nuk mund te kete deklarata te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›