Kritikat e evropianëve: Kufiri grek "një derë e hapur" për azilkërkuesit
ATHINE - Greqia është kritikuar nga partnerët e saj evropianë për mënyrën sesi ruan kufijtë, si dhe për atë sesi zbaton procedurat adekuate për dhënien e azilit.
Vendi që qëndron në zemër të krizës ekonomike evropiane në dy vitet e fundit, duhet të përballet edhe me një problem tjetër të madh, në Evro, kufiri lindor me Turqinë, ku kalojnë shumica e emigrantëve të paligjshëm.
Sipas të dhënave të Bashkimit Europian, të cilave iu referohet gazeta Wall Street Journal, nga Greqia hyjnë njerëz nga Lindja e Mesme, Pakistani dhe Afganistani.
Sipas gazetës, ministrat e 7 vendeve të BE-së (Gjermania, Austria, Belgjika, Luksemburgu, Franca, Hollanda, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar), konkluduan se të gjitha këto shtete regjistrojnë numrin më të madh të azilkërkuesve në BE dhe shprehën shqetësimin për faktin se më të shumtët e këtij kontigjenti azilkërkuesish, arrijnë në kufijtë e tyre, përmes Greqisë. Zyrtarët evropianë thonë se situata ekonomike që po përjeton ky vend, e bën të pamundur ruajtjen e kufirit me efektivitetin e nevojshëm.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Hans-Peter Friedrich, shtroi një pyetje e cila nuk mori përgjigje: "A është ndonjëherë e mundur për të rivendosur menaxhimin e duhur të kufijve të Greqisë...?", kurse ministrja e Brendshme austriake Johanna Mikl-Leitner e përshkroi kufirin greko-turk si një "derë të hapur".
Ekspertë të veçantë të Komisionit Evropian kanë vizituar zonën duke konstatuar një pamje të zymtë në lidhje me kushtet mnë Greqi, dhe iu bëjnë thirrje autoriteteve greke të marrin masa të menjëhershme për cështjen e kufijve.
Ndërtimin e gardhit përgjatë kufirit greko-turk ka argumentuar në një intervistë, kreu i Zyrës për Emigrimin dhe Integrimin, Arno Klarsfeld. Ai tha se BE duhet të ndërtojë një gardh përgjatë kufirit greko-turk, 130 km të gjatë. Z.Klarsfeld argumentoi se "dera" në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë duhet të mbyllet, dhe të lejohen qytetarët evropianë që jetojnë në begati relative, të vendosin se kush do të kalojë në territorin e tyre.
Megjithatë, Komisioni Europian hodhi poshtë idenë, duke argumentuar se "muret dhe gardhet janë masa të përkohshme", për të cilat nuk duhet të shpenzohen paratë e taksapaguesve evropianë.