E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin në atdhe Peci, transportohet në Spitalin Ushtarak

TIRANË- Aleksandër Peci, nëntetari shqiptar i plagosur në Afganistan më 20 shkurt të këtij viti, pas një sulmi të një polici afgan, mbërriti në aeroportin 'Nënë Tereza' rreth orës 14:31.

Aleksandër Peci pasi doli nga ambulanca, e cila e transportoi në Spitalin Ushtarak, takoi familjarët e tij, babain, nënën, të fejuarën, nipin (djalin e motrës). Aleksandri u duk në pamjet filmike që paraqeti NEWS24 në gjendje të mirë shëndetësore teksa takonte familjarët.

"Jemi të gëzuar që erdhi në shtëpi",- deklaroi për në NEWS24 pas takimit babai i Pecit.

Familjarë dhe të afërm të tij, por edhe krerë të Forcave tona të Armatosura bashkë me kolegë të shumtë të Pecit, pritën 24-vjecarin në aeroportin e Rinasit. Familjarë të Pecit  teksa pritnin deklaruan për NEWS24 se ndihen të lumtur për kthimin në atdhe të Aleksandrit, pas edhe tronditjes që morën në fillin për fatin e tij. “Do organizojmë darkë të madhe për gëzimin e madh”,- u shpreh Gjini.

Xhaxhai Nikollë Peci teksa pret takmin me Aleksandrit shprehet për NEWS24 se ndjen një gëzim të pamatë.
“Është një ngjarje e vecantë për ne, një gëzim i pamatë. Kemi pas përkraheje të shtetit dhe gjithë ushtrisë pas marrjes së lajmit. Ditën e dytë kemi komunikuar me të dhe vazhdimisht, dhe ditë të tjera vazhdimisht përmes internetit dhe e kemi parë dhe gjendja e tij dukej shume e mirë. Të gjthë familjartë kanë pasur dëhsirë të madhe”,- u shpreh Nikollë Peci.

Peci që nga data 23 shkurt qendroi në spitalin ushtarak amerikan të Landstuhl, që gjendet në qytetin e njohur të Kaiserslautenit.

FETI VOGLI
Ndërsa shprehet gëzim për ardhjen në atdhe të Aleksandër Pecit, shteti shqiptar e përcolli me nderime komandon shqiptar të vrarë, 31 vjeçarin Feti Vogli. Trupi i tij u soll në Shqipëri pesë ditë pas sulmit në Kandahar dhe me një ceremoni zyrtare shtetërore u preh pranë dëshmorëve të tjerë, në Varrezat e Dëshmorëve “Nënë Shqipëri”.

SULMI NË KANDAHAR
Më 20 shkurt Feti Vogli, Aleksandër Peci dhe pjestarë të tjerë shqiptarë të “Eagle 4” në Afganistan, u gjetën nën sulmin e armës të një polici afgan. Nga ky sulm gjeti vdekjen komandant Vogli, tashmë dëshmorë i atdheut dhe u plagos rëndë nëntetar Peci.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›